W
🇦🇱Shqipëria

W O N D E R

transport

tirane, Tiranë

Rreth

Aktivitet në fushën e ndërtimeve , projektimeve etj. Studime të ndryshme feasibiliteti për projekte dhe investime në sektorë të ndryshëm. konsulencë dhe asistence teknike për menaxhimin financiar të sipërmarrjeve private dhe publike, import-eksport dhe tregtimin me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshme etj. Tregtim dhe furnizim i energjisë elektrike. Projektim, studim, rehabilitim, ndërtim dhe menaxhim hidrocentralesh dhe Hidrocentralit të Bogoves në Poliçan, Skrapar dhe Hidrocentralit të Sasaj në Sarande. Prodhim të energjisë elektrike nga burimet e energjisë që gjendet në natyrë si ajo diellore, ujore, e erës, gjeotermale, e biomasës ose biogazit si dhe energjia nga mbetjet urbane. Projektimi, studimi dhe ndërtimi i termocentraleve apo impianteve, të cilat bëjnë të mundur shfrytëzimin dhe prodhimin e energjisë nga burimet që gjenden në natyrë dhe që janë të rinovueshme si dhe i nënstacioneve e linjave të transmetimit TU, TM dhe TL. Tregtimin e të gjitha pjesëve, agregateve dhe pajisjeve që realizojnë prodhimin e energjisë elektrike, ndaj klientëve apo operatoreve të ndryshëm, publike apo private, brenda dhe jashtë vendit, importin dhe eksportin kundrejt licencave të lëshuara nga ERE apo organe 2 të tjera të shtetit shqiptar. Përdorimin e sistemeve të linjave, strukturave mbështetëse dhe pajisjesh, transformuese e kontrolluese për transmetimin e energjisë elektrike. Shitja dhe blerja e energjisë elektrike nga prodhimi i hidrocentraleve dhe Hidrocentralit të Bogoves, Poliçan, Skrapar dhe Hidrocentralit të Sasaj, Sarande. Shpërndarjen dhe transportin e energjisë elektrike në sistemet shpërndarëse të tensionit të mesëm dhe të ulet dhe shpërndarjen deri të konsumator I fundit. Çdo lloj aktiviteti në fushën e tregtimit të energjisë elektrike brenda dhe jashtë vendit; Çdo lloj sipërmarrjeje në fushën e realizimit të infrastrukturës përkatëse për impiantet e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes të energjisë elektrike; Çdo lloj aktiviteti projektues dhe menaxhuese që shërben në operimin e njësive prodhuese të energjisë elektrike; Çdo lloj aktiviteti në fushën e furnizimit me shumicë dhe/ose pakicë të energjisë elektrike. Shoqëria mundet të realizoje çdo lloj operacioni financiar apo tregtar, i cili lidhet në mënyrë të drejtpërdrejte ose jo me objektin e saj, brenda kufijve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Shoqëria do të kryeje çdo veprim me qellim të marrjes së lejeve, autorizimeve, licencave dhe miratimeve të nevojshme për realizimin e veprimtarive të saj, për të cilat kërkohen këto dokumente administrative, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Themeluar
7 mars 2001
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
160 000 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2023
24 352 359 ALL

Administratorët

Olimbi Gjika

Aksionerët

Vasil Gjika - 100% | Aurora Gjika - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!