UNION BANK SHA (shoqeria e perthithur "BANKA NDERKOMBETARE TREGTARE")
Rreth
Objekti i veprimtarisë së Bankës do të jenë veprimtaritë bankare dhe financiare brenda kufijve të përcaktuara me ligj dhe licencat e marra nga Banka duke përfshire, por pa u kufizuar në: a. Dhënia e te gjitha formave të kredive, përfshirë kreditë hipotekore dhe konsumatore, b. Lizingu financiar, c. Të gjitha shërbimet që lidhen me pagesën dhe transferimin e parave, d. Blerja ose shitja për llogari të saj ose për llogari të klientit, edhe gjatë një këmbimi valutor, në një treg të vetorganizuar ose qiraje, si me poshtë: 1) instrumentet e tregut të parasë (çeqe, letra tregtare, çertifikata depozitash), 2) këmbim valutor, 3) instrumentet e këmbimit valutor dhe instrumentet për vlerësimin e normave të interesit, duke përfshirë produkte të tilla si marrëveshjet e swap-it dhe marrëveshjet që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen. 4) Letrat me vlerë të transferueshme e. Ofrimi i kasetave të sigurisë. f. Emetimi dhe administrimi i instrumenteve të pagesës (si kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtareve dhe bankare, kartat e pagesave dhe pagesa përmes telefonit celular) etj., duke përfshirë emetimin e parave elektronike. g. Ndërmjetësimi për transaksione monetare dhe marrje në ruajtje, h. Ofrimi i shërbimeve këshillimore, ndërmjetësuese ose shërbime të tjera që lidhen me aktivitetet e sipërpërmendura, i. Shërbimet e pagesave të renditura nga pika 1 deri në 8 e Ligjit nr. 55 datë 30.04.2020 “Për shërbimet e pagesave” i ndryshuar, si më poshtë: 1) Shërbimet qe mundësojnë depozitimin e parave fizike në një llogari pagese dhe të gjitha veprimet e nevojshme për funksionimin e këtyre llogarive, 2) Shërbimet që mundësojnë tërheqjen e parave fizike nga një llogari pagese dhe të gjitha veprimet e nevojshme për funksionimin e një llogarie pagese, 3) Ekzekutimi i transaksioneve të pagesave, duke përfshire transferimin e fondeve në një llogari pagese të hapur në ofruesin e shërbimit të pagesave për përdoruesin, ose në një ofrues tjetër të shërbimit të pagesave: a) Ekzekutimi i debitimit direkt, duke përfshire debitimin direkt, që kryhet vetëm një herë, b) Kryerja e transaksioneve të pagesave me kartë pagese ose me pajisje të ngjashme, c) Ekzekutimi i transfertave të kredisë, duke përfshirë pagesat periodike. 4) Ekzekutimin e transaksionit të pagesës, ku fondet mbulohen nga një linjë krediti në emër të përdoruesit të shërbimit të pagesave: a) Ekzekutimi i debitimeve direkte, duke përfshirë debitimet direkte që kryhen një herë, b) Kryerja e transaksioneve të pagesave me kartë pagese ose me pajisje të ngjashme, c) Ekzekutimi i transfertave kreditore, duke përfshirë pagesat periodike. j. veprimtari te tjera te përcaktuara ne licencën bankare të lëshuar dhe ndryshuar nga Banka e Shqipërisë. Banka mund gjithashtu të kryejë investime direkte dhe/ose të ndërmjetësuara në tituj dhe instrumente të tjerë financiarë, si dhe çdo operacion apo veprim tjetër që mund të konsiderohet i dobishëm apo i domosdoshëm për të ndihmuar arritjen e qëllimit të veprimtarisë së Bankës brenda kufijve të lejuar nga ligji dhe licenca e Bankës. Për më tepër, në përputhje me legjislacionin shqiptar, Banka mund të kryeje çfarëdo veprimi tjetër që lidhet ose indirekt, apo që vjen si rrjedhojë apo që ka lidhje me objektin e veprimtarisë së listuar më lart. Banka mund të realizojë çfarëdo transaksioni, i cili konsiderohet si i nevojshëm apo i domosdoshëm për të arritur objektivat e Bankës.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 17 maj 2005
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 3 883 812 264 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2024
- 6 654 718 377 ALL
Administratorët
Flutura Veipi
Aksionerët
UNION FINANCIAR TIRANE - 96.46% | Edmond Leka - 1.77% | Niko Leka - 1.77% | Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim - 4.21%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!