TIMAK DEFENCE
auto
Rreth
Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit, siç janë armët automatike, sistemet e artilerisë, pajisjet antidron, mbrojtje aktive e mjetit, pajisje për përdorim urban dhe çdo sistem tjetër që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t'u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë. Në këtë kuadër, Shoqëria mund të prodhojë dhe furnizojë një gamë të gjerë automjetesh të specializuara, përfshirë: - Automjete të blinduara ushtarake, si MRAP, ATP, automjete për reagim të shpejtë. - Automjete për kontroll turmash dhe trazirash, si dhe për zbatimin e rendit publik. - Ambulanca (standard dhe të blinduara). - Kamionë logjistikë ushtarakë dhe platforma transporti Automjete zjarrfikëse dhe të shpëtimit, për përdorim civil dhe ushtarak; - Çdo automjet të personalizuar me mbrojtje balistike. Shoqëria mund të angazhohet gjithashtu në kërkim, zhvillim, prototipizim dhe projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes ose sigurisë, duke përfshirë menaxhimin e kontratave, granteve dhe tenderëve në nivel kombëtar ose ndërkombëtar. Lista e produkteve që Shoqëria do të prodhojë dhe tregtojë mund të përcaktohet më tej dhe përditësohet në Planin e Biznesit të miratuar nga aksionarët, dhe ndryshimet në këtë listë do të miratohen sipas mekanizmave vendimmarrës të Shoqërisë. Shoqëria mund të kryejë edhe veprimtari të tjera ndihmëse ose plotësuese që lehtësojnë arritjen e objektivave të mësipërm, si p.sh.: - ngritjen e degëve, zyrave rajonale, agjencive ose njësive të tjera brenda ose jashtë vendit, sipas nevojës; - lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit tregtar, partneriteti apo ortakërie me persona apo subjekte të tjera, për zhvillimin e veprimtarisë së Shoqërisë ose realizimin e objektivave të saj; - aplikimin dhe sigurimin e licencave, lejeve, autorizimeve dhe privilegjeve të nevojshme për realizimin e objektit të veprimtarisë; - çdo veprimtari tjetër që lejohet nga ligji dhe që Shoqëria e konsideron të favorshme për realizimin e objektivave të saj.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 4 gusht 2025
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 3 500 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Arjeta Puca
Aksionerët
TIMAK - 80% | KAYO - 20%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!