Studio Ligjore HAKANI & Associates
sherbime-juridike
Rreth
Shoqëria ushtron aktivitetin e saj me karakter thelbësor shërbimet. Veprimtaria e saj ushtrohet ne tre drejtime kryesore; Përfaqësime; Konsulenca; Asistencë në projekte etj. Funksionimi i shoqërisë, realizohet si; Konsulencës juridike për personat fizik, juridik publik apo privatë, të institucioneve dhe enteve publike, në lidhje me çdo problematikë eventuale, në kuadër të specifikimit të kuadrit ligjor, të veprimit apo të kontrollit të vazhdueshëm të ligjshmërisë etj. Konsulencë pranë organeve të administratës qendrore apo lokale, në lidhje me permirësimin e legjislacionit, zbatimin e Kodit Zgjedhor. Konsulencë të detajuar, perfaqësim në gjykatë për persona fizik apo për subjekte politike në këtë fushe të së drejtës; Konsulence juridike ne fushen e legjislacionit fiscal, tatimor, e doganor; Përgatitje dokumentacioni, ndjekje e të gjitha proçedurave për regjistrim të shoqërive të krijuara rishtazi, deri në dhënien e liçensës nga organi përkatës për fillimin e ushtrimit të aktivitetit; Konsulencë juridike në marrëdhenie tregtare, përpilim dhe depozitim dokumentash të shoqërive tregtare të regjistruara si subjekte të së drejtës shqiptare apo të huaj; Konsulencë në distancë dhe me anë të përfaqesuesve të brendshëm (in-house laëyers) pranë shoqerive tregtare; studim të rasteve konfliktuale që lindin ndërmjet subjekteve të së drejtës tregtare dhe përgatitje të dokumentacionit të domosdodhem për zgjidhjen e çështjes sipas ligjit tregtar apo orientimin e klientit për zgjidhje gjyqësore të konfliktave; Implementimi në bashkëpunim me Organizata Jofitimprurëse, me pushtetin vendor apo qendror, i projekteve në fushën e së drejtës që lidhen me përmiresimin e legjislacionit, asistencë në aplikimin e së drejtës, funksionimin e strukturave të dhenies së drejtësisë etj; Përfaqësimin dhe mbrojtjen ligjore të personave fizik dhe juridik, vendas apo të huaj, privatë apo publikë, vendas apo të huaj, për çdo proçedim administrativ, gjyqësor, jashtëgjyqsor, ekezekutimi të vendimeve gjyqësore etj. konform rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe ligjit nr.9109 dt.17.07.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Mbrojtje ligjore, përfaqësim i posaçëm dhe i përgjithshëm i klientëve, persona fizik apo juridik, në konfliktet gjyqesore dhe administrative, në të gjitha shkallet e gjykimeve. Përgatitje e të gjitha llojeve të dokumentacionit të përshtatshëm në realizimin e përfaqësimit para çdo organi të gjyqsorit, administratës qendrore apo vendore në çdo lloj proçedimi civil apo penal; Konsulencë në fushën e sipërmarrjeve të ndërtimit. Asistencë ligjore, përpilim dokumentacioni, nxjerrje aktesh administrative të nevojshme; Bashkëpunim me një rreth të gjerë profesionesh të të gjitha llojeve si: noterë, ekspertë të fushave të ndryshme (kontabël, topograf, ndërtimi, vlerësues, etj.), përkthyes, etj; Bashkëpunim me avokatë, zyra avokatie apo çdo lloj forme tjetër organizimi, brenda apo jashtë vendit. Shoqëria mund të ushtrojë çdo lloji tjetër veprimtarie të lejueshme nga legjislacioni në fuqi si dhe të marrë pjesë në proçedurat e prokurimieve publike dhe konçensioneve.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
- Themeluar
- 7 janar 2016
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 6 944 708 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2017
- 3 920 128 ALL
- Kontrata publike
- 3 · 4 392 669 ALL
Administratorët
Arben Hakani
Aksionerët
Arben Hakani - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!