R
🇦🇱Shqipëria

RAIFFEISEN BANK SH.A (Ish Banka e Kursimeve)

shitje

tirane, Tiranë

Rreth

Objekti i veprimtarisë së Bankës është të ushtrojë veprimtari bankare dhe financiare si dhe çdo veprimtari tjetër të lidhur me to, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në përputhje me veprimtarinë e saj, sipas liçencës bankare të Bankës të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë, Banka ka të drejtë të kryejë veprimtaritë e mëposhtme: a) të gjitha format e kredidhënies, duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekare; b) qiranë financiare; c) të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, duke përfshirë kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtarit, çeqet bankare dhe kartat e pagesës; d) ofrimin e garancive; e) tregtimin për llogari të saj ose për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC) ose ndryshe, si më poshtë: i) instrumente të tregut të parasë (çeqe, dëftesa, çertifikata të depozitave etj.); ii) këmbim valutor; iii) produkte derivative (instrumente derivative), duke përfshirë, midis të tjerave, kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata me opsione (options); iv) instrumente të këmbimeve valutore dhe instrumente per vlerësimin e normës së interesit, duke përfshirë këtu produkte të tilla, si marrëveshje swap dhe marrëveshje që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen; v) letra me vlerë të transferueshme; vi) instrumente të tjera të negociueshme dhe aktive financiare, duke përfshirë veprimet me arin; vii) pjesëmarrjen në emetimin e të gjitha llojeve të letrave me vlerë, duke përfshirë nënshkrimin dhe vendosjen si agjent (si publik, ashtu edhe privat) dhe kryerjen e shërbimeve lidhur me këto emetime; f) ofrimin e shërbimit të kasave të sigurimit; g) ndërmjetësimin për transaksionet monetare të mëposhtme: i) administrimin e aktiveve të tilla, si administrimi i parave dhe i portofolit, administrimi i fondeve, marrja në kujdestari, shërbimet depozituese dhe të besimit; ii) shërbimin për kompensimin dhe shlyerjen e pagesave të aktiveve financiare, duke përfshirë letrat me vlerë, produktet derivative dhe instrumente të tjera të negociueshme; h) shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtarite e listuara nga pika "a" deri "g" të këtij neni, duke përfshirë referencen e kredisë dhe të analizës, kërkimin dhe këshillimin në lidhje me investimet dhe portofolin, si dhe këshillimin mbi blerjet e mbi strategjinë dhe ristrukturimin e shoqërive. i) faktoring-un dhe financimin e transaksioneve tregtare. j) veprimtarinë e ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime. (3) Banka ka të drejtë të ndërmarrë çdo veprim tjetër që është i dobishëm ose i nevojshëm për realizimin e objektit të Bankës në përputhje me ligjin siç mund të ndryshohet herë pas here.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri Aksionare SH.A
Themeluar
10 qershor 1997
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
14 178 593 030 ALL
Administratorë
5
Xhiroja 2023
17 234 512 000 ALL

Administratorët

Erion Serti; Vilma Baçe; Alexander Zsolnai; Christian Canacaris; Elona Mullahi

Aksionerët

Raiffeisen SEE Region Holding GmbH - 100% | Ministria e Financave - 100% | Raiffeisen Zentralbank Osterreich Aktiengesellschaft - 100% | Raiffeisen International Bank-Holding AG - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!