R
🇦🇱Shqipëria

R & T

it-software

tirane, Tiranë

Rreth

Tregtim i artikujve të ndryshëm industrial, ushqimor, import eksport etj. Shoqëria zhvillon aktivitetin e saj edhe në fushën e programimit te software dhe platformave software. Shoqëria ofron shërbime, riparime dhe mirëmbajtje të software dhe platformave software. Prodhim e tregtim me shumicë dhe pakicë e bojrave hidromate dhe detergjentëve. Kryerja e servisit të aparaturave dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe kompletimin e tyre, të hapë degë të shoqërisë të quajtur "Data servis". Prodhim i materialeve të ndërtmit, ndërtime civile të ndryshme, vepra arti, punime karpentiere, impiante të ndryshme, punime topogjeodezike, punime në sipërfaqe të gjelbra. Tregtim e instalim dhe shërbime të makinerive dhe pajisjeve elektronike, kompjuterike dhe informatike. Studime dhe konsulencë në fushën shëndetësore. Të kryejë çdo aktivitet tregtar, financiar dhënie marrje me qera, të vendos pengje dhe barrë hipotekore, aktivitete këto të konsideruara si të dobishme, apo të nevojshme për të arritur qëllimet e shoqërisë dhe që nuk tejkalon në masë aktivitetet kryesore të cituara më sipër. Të kryejë aktivitete publikimi dhe reklamimi. Shoqëria kryen çdo lloj aktiviteti që bën pjesë në aktivitetin e saj, që lidhet me të dhe që e mbështet atë. Tregtim i shërbimeve dhe të gjitha produkteve të telefonisë mobile të kompanisë Vodafon. Shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimit të aseteve të infrastrukturës energjitike industriale të mesëm dhe të ulët. Shoqëria R&T sh.p.k zotëron, riparon, mirëmban, transferon, merr, përdor, fabrikon ose instalon pajisje rrezatuese, të cilat transmetojnë rrezatime jonizuese dhe përmbajnë komponentë, që veprojnë me një diferencë potenciale më shumë se 5 kV për industrinë; Shoqëria R&T sh.p.k, kryen ekspertiza radiologjike, shitje, import-eksport të gjeneratorëve të cilët emetojnë rrezatim jonizues. Shoqëria R&T sh.p.k, kontrollon, nga ana teknike dhe funksionale, aparaturat, të cilat emetojnë rrezatimit jonizues”. Mbledh informacion dhe kryen matjet e analizat e nevojshme për kontrollin e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese dhe jojonizuese në aeroporte, ported he në pikat doganore Brenda dhe jashtë vendit. Shoqëria R&T sh.p.k, ofron shërbimet e saja dhe bashkërendon punën me institucionet e specializuara brenda dhe jashtë vendit, për kalibrimin e pajisjeve të rrezatimit jonizues, monitorimin e komponeteve mjedisore, dhe analizë të impaktit në mjedise të burimeve jonizuese dhe jojonizuese, trajnimin e personelit me ekspertë të pavarur për veprimtari me rrezatime jonizuese, si dhe me institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit, sipas nevojave, në bazë të marrëveshjeve të mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi. Shoqëria R&T sh.p.k, ushtron veprimtari me burime të rrezatimit jojonizues si dhe instalon pajisje të cilat transmetojnë rrezatime jojonizuese. Shoqëria R&T sh.p.k ofron shërbimet e saja dhe bashkërendon punën me institucionet e specializuara brenda dhe jashtë vendit, për kontrollin, matjen, dhe reduktimin në nivelet e lejuara të përqendrimit të radonit në vendet e punës në ndërtesa të reja ose të vjetra dhe ujë, nivelet udhëzuese të radiobërthamave në materialet e ndërtimit, si dhe nivelet e lejuara të radiobërthamave në ushqime dhe produkte kozmetike të prodhuara në vend, të importuara apo që eksportohen. Shoqëria R&T sh.p.k, ofron shërbimet e saj në matjen e fushës elektromagnetike (FEM), e cila përfshin fushat statike, me frekuenca shumë të ulëta (FEFU) fushat dhe radiofrequencat (RF) duke përfshirë mikrovalet, që shtrihen në diapazonin e frekuencave të 0 Hz deri 300 GHz. Shoqëria R&T sh.p.k ofron shërbimet e saj në llogaritjen e ekspozimit EMF, në lidhje me tetë madhesite fizike me të përdorura si më poshtë janë...1-Rrymës së kontaktit (Ic) midis një personi dhe një objekti është shprehur në Amper (A). 2-Densitetit të rrymës (J), që është rrjedhja e rrymës në njësinë e seksionit të marrë pingul me drejtimin e lëvizjes së saj në një vëllim të përçueshëm të tillë si trupi i njeriut, ose pjesë e tij, shprehur në Amper për metër katror (A/m2). 3-Intensitetit të Fushës elektrike që është një madhësi vektoriale (E) e barabartë me forcën ushtruar mbi një grimcë të ngarkuar, pavarësisht nga lëvizja e saj në hapësirë. 4-Intensiteti i fushës magnetike që është një madhesi vektoriale (H), e cila, së bashku me densitetin e fluksit magnetik, specifikon një fushë magnetike në çdo pikë të hapësirës 5-Densitetin e fluksit magnetik që është një madhesi vektoriale (B), në formën e një force që vepron mbi grimcat e ngarkuara në lëvizje, dhe është shprehur në tesla (T). 6-Densitetin e Fuqisë (S) që është një madhësi e përshtatshme e cila përdoret për frekuenca shumë të larta, ku thellësia e depërtimit në trup është e ulët.Ndertim, projektim ne konservim dhe restaurim i ndertimeve inxhinierike.Ndertim, projektim ne konservim dhe restaurim i arkitektures se tradites (vemakulare); Ndertim, projektim ne konservim dhe restaurim i arkitektures se projektuar; Ndertim, projektim ne konservim, restaurim dhe rikualifikim hapesirave (rruge, sheshe) brenda qendrave historike dhe ansambleve historike urbane;Ndertim, projektim ne konservim dhe restaurim i mozaikeve, Ndertim ne konservim dhe restaurim i pikturave murale dhe shkembore.ne konservim dhe restaurim i veprave te artit ne dru; ne konservim dhe restaurim i veprave te artit ne allci, gur , qeramike,Ndertim,restaurim i veprave te artit ne metal,qelq.Ndertim ne i objekteve tekstil, lekure, pergamene,telajo,leter dhe te tjera.Objekti sipas vendimit 20/10/21. Objekti sipas V.21.10.2021

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Themeluar
20 tetor 1995
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
230 000 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2023
2 384 014 000 ALL
Kontrata publike
1 · 304 149 447 ALL

Administratorët

Renis Tërshana

Aksionerët

Renis Tërshana - 100% | Dritan Dakoli - 50% | Ervin Lera - 50%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!