Q
🇦🇱Shqipëria

QENDRA SPORTIVE KUQ E ZI

sport-fitness

tirane, Tiranë

Rreth

Projekim dhe ndërtimi i modernizuar i Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa" të ketë një destinacion të dyfishtë. Pjesa qendrore e projektit dhe ndertimit të ketë destinacion sportiv, publik, të pandryshueshëm, në përputhje me parametrat e Rregullores së Infrastrukturës së Stadiumeve të UEFA-s, botim i vitit 2010, (UEFA Stadiums Infrastructure Regulations, 2010 Edition). Në projekt dhe në ndërtim të integrohen pjesë me destinacion josportiv, në pronësi të shoqërisë anonime, pa kufizime në disponimin e të drejtave të pronësisë, me qëllim plotësimin e destinacionit të stadiumit të modernizuar. Shoqëria anonime mund të iniciojë procedura përzgjedhjeje, financimi, dhe negocimi per realizimin e projektit te stadiumit, perfshire edhe pjesen me destinacion josportiv, me subjekte të interesuara, duke bëre pjesë të ofertës, të negociatave dhe transaksioneve me subjektet e interesuara për financimin dhe realizimin e projektit, pjesërisht ose terësisht, edhe të drejtat ekskluzive të pronesisë për pjesën josportive, të treguar më lart. Rindërtimin, modernizimin, dhe administrimin e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” me kusht ndalimin e ndryshimit të destinacionit. Kryerja e investimeve në fushën e infrastrukturës sportive. Gjithashtu shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër dhe plotësues dhe ndihmës që ka si qëllim ofrimin e çdo shërbimi tjetër dhe kryerjen e çdo aktiviteti tjetër, në rast se rezultojnë të dobishme dhe/ose të nevojshme për përmbushjen e objektivit kryesor. Shoqëria mund të marrë pjesë në mënyrë të drejpërdrejtë ose të tërthortë në çdo shoqëri që ka objeckt të ngjashëm ose që lidhet me objektin e shoqërise. Për këtë qëllim shoqëria mund të bashkëpunojë me, ose në çdo mënyrë tjetër të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të marrë pjesë në shoqëri të tjera që kanë objekt të ngjashëm ose që kanë lidhje me objektin e shoqërisë ose ndihmës për realizimin e objektit të shoqërisë. Shoqëria për të garantuar detyrimet e veta dhe ato të palëve të treta mund të vendosë garanci, si peng ose barrë hipotekore, përfshirë aktivitetin e saj. Në përgjithësi shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet ekonomik, financiar, veprime me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, pjesërisht ose plotësisht, çdo tregti dhe aktivitet tregtar dhe të zhvillojë çdo tregti ose aktivitet tjetër fitimprurës i cili mund të jetë dobiprures në lidhje me aktivitetet tregtare të shoqërisë. Shoqëria mund të angazhohet gjithashtu në çfardolloj aktiviteti tjetër që nuk ndalohet me ligj.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri Aksionare SH.A
Themeluar
26 mars 2011
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
6 412 997 540 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2022
155 428 038 ALL

Administratorët

Adnand Dushku

Aksionerët

Federata Shqiptare e Futbollit (NIPT-J62008031T) - 75% | Ministria e Financave dhe Ekonomise - 25% | Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve - 25%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!