PRO-GRUP 1
sherbime-juridike
Rreth
Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë përfshin, ndër të tjera: • Blerjen, fitimin, posedimin, administrimin, zhvillimin, ndërtimin, rikonstruksionin, shtesën, transformimin, mirëmbajtjen, përmirësimin, standardizimin, rikualifikimin urban dhe/ose ndryshimin e destinacionit të pasurive të paluajtshme të çdo lloji, përfshirë pasuri banesore, tregtare, industriale, turistike, bujqësore, energjetike apo me destinacione të kombinuara. • Zhvillimin dhe realizimin e projekteve ndërtimore e infrastrukturore, përfshirë fazat e planifikimit, projektimit, sigurimit të lejeve dhe miratimeve, ndërtimit, mbikëqyrjes, kolaudimit dhe dorëzimit të pasurive të përfunduara. • Shitjen, dhënien me qira, nënqira, apo përdorim të përkohshëm të pasurive të paluajtshme të Shoqërisë, si dhe transferimin ose dhënien me koncesion të të drejtave të përdorimit mbi to. • Marrjen, dhënien dhe/ose transferimin e të drejtave reale ose kontraktore mbi pasuritë e paluajtshme, përfshirë të drejtën e sipërfaqes, uzufruktin, 2 servitutet, të drejtën e kalimit dhe aksesit, si dhe çdo të drejtë tjetër ndihmëse për zhvillimin dhe përdorimin e pasurive. • Angazhimin në projekte zhvillimi të reja ose ristrukturimi urban, përfshirë hartimin dhe zbatimin e planeve zhvillimore, krijimin e infrastrukturave ndihmëse, zbatimin e masave të efiçencës energjetike, digjitalizimin e ndërtesave dhe standardet e qëndrueshmërisë mjedisore. • Pjesëmarrjen në marrëveshje bashkëpunimi ose partneriteti, përfshirë bashkëzhvillime, bashkë-investime, konsorciume, sipërmarrje të përbashkëta (joint ventures), marrëveshje shfrytëzimi, ndërtimi apo menaxhimi të përbashkët me persona fizikë apo juridikë. • Përdorimin e instrumenteve financiare dhe marrëdhënieve të zakonshme tregtare, duke përfshirë marrjen e huave, dhënien e garancive, përdorimin e kolateraleve, marrjen me qira financiare (leasing), si dhe çdo veprim financiar të lejuar që shërben për zhvillimin e aktivitetit të Shoqërisë. • Investimin dhe/ose bashkë-investimin në aktive të lidhura me pasuritë e paluajtshme (p.sh. pajisje, rrjete teknike, infrastrukturë energjetike, parkime apo objekte ndihmëse) që janë të domosdoshme ose që rrisin vlerën e përgjithshme të projektit. • Administrimin aktiv të portofolit të pasurive të Shoqërisë, përfshirë menaxhimin teknik, financiar dhe operacional të tyre, organizimin e shërbimeve të mirëmbajtjes, të mbledhjes së qirave, të sigurisë, të energjisë dhe të mbështetjes logjistike. • Kryerjen e çdo veprimi juridik, financiar, teknik ose administrativ të arsyeshëm dhe ndihmës për realizimin e qëllimeve të mësipërme, përfshirë angazhimin e këshilltarëve, menaxherëve, vlerësuesve dhe shërbimeve të tjera profesionale në funksion të aktivitetit të Shoqërisë.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Komandite
- Themeluar
- 5 janar 2026
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 100 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Elton Libohova
Aksionerët
Property Investments - 90% | CPM INTERNATIONAL SH.P.K - 10%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!