Operatori i Blerjeve të Përqëndruara
sherbime-juridike
Rreth
1. “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a është organ qëndror blerës, misioni i të cilit konsiston në kryerjen e procedurave të përqendruara të prokurimeve për mallra, punë, shërbime, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, me përjashtim të rasteve kur me vendim të Këshillit të Ministrave është përcaktuar ndryshe. 2. Shfuqizohet. 3. Shoqëria “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha me kërkesë të një apo të disa autoriteteve/enteve kontraktore, zhvillon procedura prokurimi edhe për punë/mallra/shërbime, të cilat nuk janë listuar në pikën 2, të këtij Statuti, në rastet kur autoriteti/enti kontraktor kërkues nuk ka kapacitete apo njohuri të mjaftueshme për realizimin e një procedure prokurimi. Mënyra, afatet dhe kriteret e vlerësimit të kërkesvae parashikohen në rregulloren e brendshme të shoqërisë Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha. 4. Shoqëria “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj. 5. Shoqëria “Operatori i Blerjeve të Përqëndruara” sha, ka përgjegjësi të organizojë punën për kryerjen e procedurave të prokurimit, për të nënshkruar marrëveshjen kuadër dhe kryerjen e procedurave të prokurimit deri në lidhjen e kontratës. 6. Shoqëria “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha krijon regjistrin e parashikimeve për procedurat e prokurimit që zhvillohen prej tyre menjëherë me mbledhjen e të dhënave, por, në çdo rast, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë nga marrja e kërkesave për prokurim nga autoritetet/entet kontraktore. 7. Shoqëria “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha për nevojat e saj mund të nënshkruajë: a) marrëveshje bashkëpunimi me institucionet përkatëse brenda fushës së kompetencave të tyre për ofrimin e asistencës teknike, në përputhje me legjislacionin në fuqi; b) marrëveshje bashkëpunimi me entitete publike apo organizma ndërkombëtarë, me qëllim marrjen e ndihmës/ekspertizës së nevojshme për zhvillimin e procedurës së prokurimit, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi apo rritjen e kapaciteteve institucionale; c) marrëveshje bashkëpunimi me ekspertë të fushave të ndryshme, sipas legjislacionit në fuqi.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 28 shkurt 2024
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 20 000 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Arlinda Pogaj
Aksionerët
Ministria e Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!