O
🇦🇱Shqipëria

OFERTA JUAJ

it-software

tirane, Tiranë

Rreth

Objekti i aktivitetit te Shoqerise kryesisht konsiston ne venien ne pune dhe shfrytezimin e nje aplikacioni elektronik qellimi i te cilit eshte informimi ne menyre elektronike te perdorueseve te tij ne lidhje me ofertat e azhornuara te produkteve dhe sherbimeve te subjekteve tregetare vendase apo te huaja me te cilat kjo shoqeri e re do te lidhe marreveshje sherbimi. Aplikacioni ne fjale emertohet dhe njihet per te tretet me emerin “Oferta Juaj” ashtu sikurese edhe vete emri i kesaj shoqerie me pergjegjesi te kufizuar. Me konkretisht shoqeria do te kete per objekt: Aktivitete tregetare ne fushen e: Prodhimi dhe shpërndarja ne rruge elektronike te materialeve me përmbajtje promocionale foto, audio-video, si dhe krijimi i materialeve te ndryshme me permbajtje vizive, ne vecanti broshura, menu, flete oferta per produkte te ndryshem te shoqerive tregterae vendase dhe te 2 huaja etj; Krijimi dhe shfrytezimi i aplikacioneve te tjera shtese qe mbeshtesin dhe jane ne funksion aplikacionit “Oferta Juaj” si dhe aplikacioneve te tjera te cdo lloji pa kufizim; Marketing nepermjet software-ve, përmes internetit dhe kanaleve të tjera të shpërndarjes duke përfshirë edhe rruget jo-elektronike, si dhe i hardware-ve dhe komponeteve te strukturave informatike, elektronike ose dixhitale, me qellim promocionin e produkteve dhe ofertave te ndryshme mbi produktet e shoqerive tregtare vendase dhe te huaja; Ndermjetesim, orientim, mbeshtetje dhe lehtesim te procedurave ne lidhje me procesin e blerjes nga individet/subjektet te mallrave dhe sherbimeve te ofruara nga shoqerite tregtare me te cilat do te bashkepunoje kjo shoqeri e re per reklamimin e ketyre te fundit. Ne perputhje me legjislacionin shqiptar, ne menyre qe te arrihet qellimi i siper permendur, Shoqeria mund : te kryeje cdo transaksion ne lidhje me pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme, si dhe cdo aktivitet tregtar, financiar, dhenie-marrje me qera, te vendose pengje dhe barre hipotekore; aktivitete këto te konsideruara si te dobishme apo te nevojshme per te arritur qellimet e Shoqerise dhe qe nuk tejkalojne ne mase aktivitetet kryesore, te cituara me siper; te kryeje aktivitete publikimi dhe reklamimi. Shoqeria kryen cdo lloj aktiviteti qe bej pjese ne objektin e saj, qe lidhet me te dhe qe e mbeshtet ate. Shoqeria zbaton te gjitha ligjet dhe aktet nenligjore te duhura. Ajo zbaton standartet me te larta te etikes.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
1000 ALL

Aksionerët

Klodian Asqeriu - 52% | Spartak Mita - 5% | Erion Çuni - 22% | Anida Meko - 21%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!