M.K.D
shitje
Rreth
1. Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe objektivat e parashikuara në aktet normative për krijimin e Shoqërisë. Kjo përfshin prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura dhe për struktura të tjera të sigurisë. Lista e produkteve që Shoqëria do të prodhojë dhe tregtojë do të përcaktohet dhe përditësohet në Planin e Biznesit të miratuar nga aksionarët, dhe ndryshimet në këtë listë do të miratohen sipas mekanizmave vendimmarrës të Shoqërisë. 2. Shoqëria mund të kryejë edhe veprimtari të tjera ndihmëse ose plotësuese që lehtësojnë arritjen e objektivave të mësipërm, si p.sh.: o ngritjen e degëve, zyrave rajonale, agjencive ose njësive të tjera brenda ose jashtë vendit, sipas nevojës; o lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit tregtar, partneriteti apo ortakërie me persona apo subjekte të tjera, për zhvillimin e veprimtarisë së Shoqërisë ose realizimin e objektivave të saj; o aplikimin dhe sigurimin e licencave, lejeve, autorizimeve dhe privilegjeve të nevojshme për realizimin e objektit të veprimtarisë; o çdo veprimtari tjetër që lejohet nga ligji dhe që Shoqëria e konsideron të favorshme për realizimin e objektivave të saj. 3. Çdo shtesë, ndryshim ose zgjerim i veprimtarive që përbëjnë objektin e Shoqërisë bëhet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve. 4. Brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Shoqëria mund të kryejë çdo veprimtari tregtare a financiare që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj, si më sipër.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 1 gusht 2025
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 3 500 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Gentian Karaj
Aksionerët
MSSC GROUP (ish "MSSC", ish "MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY)") - 80% | KAYO - 20%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!