MARINA DI VALONA
sherbime-juridike
Rreth
Aplikimi pranë institucioneve/organeve shtetërore me qëllim marrjen e lejeve/autorizimive/licensave/miratimeve dhe cdo akti tjetër të nevojshëm për ndërtimin apo marrjen në përdorim të infrastrukturave portuale. Ndërtimin dhe/apo administrimin e Porteve të Jahteve, të infrastrukturës mbështetëse turistike të tyre, Hoteleve, Vilave, Apartamente, Restoranteve,Qendra Sportive dhe SPA, pishina dhe cdo aktivitet ose shërbim tjetër turistik në përputhje me projektin arkitektonik dhe inxhinierik që do të ideohet dhe projektohet për këtë qeëllim.Realizimin e veprimtarive të lejuara në Portet Turistike, duke përfshirë por mos u limituar në:Administrimin e qëndrimit të përkohshëm të mjeteve lundruese turistike.Dhënien me qira apo forma të tjera përdorimi të parkimit të mjeteve lundruese turistike në vendet e caktuara, brenda hapësires ujore dhe tokësore të portit.Mirëmbajtja e mjeteve lundruese turistike.Shërbimi i akomodimit dhe i shërbimeve të tjera në funksion të turizmit.Veprimtari të tjera turistike, të përcaktuara me akte ligjore dhe nënligjore.Ofrimi i shërbimit të furnizimit të anijeve turistike dhe tregtare me karburant,brenda infrastrukturës portuale të Portit, në përputhje me elejeve/autorizimive/licensave/miratimeve dhe cdo akti tjetër të nevojshëm.Ofrimi i shërbimit të furnizimit të anijeve turistike dhe tregtare, dhe subjekteve tregtare që operojnë brenda territorit të portit, me energji elektrike në përputhje me e lejeve/autorizimive/licensave/miratimeve dhe cdo akti tjetër të nevojshme Aplikimi dhe marrja me koncesion apo në forma të tjera përdorimi nëpërmjet një kontrate me shtetin, të infrastrukturave portuale dhe zonës përreth tyre.Për realizimin e objektit të veprimtarisë së saj, Shoqëria mund të kryejë gjithashtu, si aktivitet ndihmës dhe jo parësor, të gjitha veprimet mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, industriale, financiare dhe tregtare, në Shqipëri si dhe jashtë saj, në masën që vlersohet e dobishme dhe /ose e përshtatshme nga organi administrativ dhe mundet gjithashtu të marrë përsipër gjithmonë me qëllime ndihmëse pjesëmarrje në kapitalin themeltar të shoqërive ose ndërmarrjeve dhe ose entiteteve të tjera me objekt të ngjashëm, të afert ose të lidhur me të vetin, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, si dhe cdo aktivitet tjetër të lejuar nga ligjet në fuqi.Të gjitha veprimtaritë e përshkruara me sipër mund të zhvillohen si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.Shoqeria mund të bashkëpunojë dhe/ose blejë/përfitojë direkt ose indirekt pjesëmarrje, në shoqëri, ndërmarrje, agjensi apo sipërmarrje të tjera, të cilat kanë fushë veprimtarie të ngjashme.Gjithashtu, Shoqëria mund të kryejë cdo veprim apo operacion tjetër që ka të bëjë me pronen e paluajtshme, të luajtshme, cdo veprim apo operacion tjetër komercial, industrial e financiar, të dobishëm apo plotësues ndaj përmbushjes së objektit të Shoqërisë, me kusht që aktivitetet e mësiperme të mos jenë në kundërshtim dhe mos alterojnë objektin parësor të veprimtarisë së Shoqërisë.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
- Themeluar
- 23 janar 2020
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 150 000 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2022
- 86 983 651 ALL
Administratorët
Eranda Muskaj
Aksionerët
Geront Çela - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!