KOSTRUTTIVA S.C.P.A. (Ish CONSORZIO VENETO COOPERATIVO)
sherbime-kontabel
Rreth
Qoftë në Itali apo jashtë saj, qoftë vetëm apo të bashkuar me ndërmarrje të tjera, duke patur pjesëmarrje të përbashkëta, apo në çfarëdo mënyre sipas ligjeve fuqi, të lidhë marrëveshje kontraktimi dhe në përgjithësi çdo kontrate tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi, që ka për objekt zbatimin e punimeve, sigurimin e produkteve dhe/ose realizimin e shërbimeve, edhe ndërmjet atyre të integruar, drejtimin e shërbimeve private, publike apo me interes publik, përfshirë aktivitetet përkatëse të projektimit, drejtimit dhe mirëmbajtjes së pasurive të paluajtshme dhe impianteve, si dhe drejtimin e facility management dhe global service. Sidoqoftë, gjithmonë në harmoni me qëllimin kryesor të promovimit dhe zhvillimit të ortakëve dhe sipas vendimit të këshillit përkatës administrativ për objektin specifik, shoqëria mund të parashikojë zbatimin e punimeve në mënyrë direkte apo përmes të tretëve. për realizimin e objektit social siç përmendet më sipër, shoqëria mund: a) të rregullojë ndërmjet ortakëve, përmes caktimit, zbatimin e punimeve, veprave dhe furnizimeve të marra përsiper; b) të ofrojë konsulencë teknike dhe administrative në favor të ortakëve edhe duke kryer shërbimet teknike, administrative, të kontabilitetit dhe ato tregtare; c) të parashikojë në bashkëpunim me ortakët, përmes mjeteve teknike dhe administrative, hartimin e projekteve dhe preventivave të punimeve që lidhen me çdo lloj kontrate publike apo private; 2 d) të kontribuojë në mënyrën më efikase të mundshme për drejtimin teknik dhe ekonomik të kontratave të parashikuara, duke u ofruar ndihmën e duhur ortakëve të vet, në të gjitha çështjet që mund të lidhen me entet publike dhe private sipas radhës së punimeve të marra përsipër dhe të besuara për zbatim; e) të lehtësoje kredinë për ortakët përmes dorëzanive, sigurisë dhe garancive financiare dhe parapagimeve në favor të ortakëve sipas rregullores të aprovuar nga asambleja; f) të ndërmarrë rolin e Autoritetit kontraktual kundrejt ortakëve për llogari të enteve publlike, private dhe shoqërive të përbashkëta të banimit për ndërhyrje ndërtimesh civile dhe rezidenciale; g) të kryejë shërbimet e prokurimit të ortakëve, sipas nevojës së tyre; h) të ketë pjesëmarrje në fitime, si dhe pjesëmarrje në çfarëdolloj forme në sipërmarrje, shoqëri apo ente me karakter publik; i) të ketë pjesëmarrje në shoqëri për aksione dhe me pergjegjesi të kufizuar, si dhe në shoqëri të përbashketa apo konsorce; 1) të veprojë, sipas nevojave sociale, edhe në emer të dhe për llogari të enteve të treta që i kanë dhënë mandantin përkates me Përfaqësim; m) të finalizoje aktivitetin e duhur dhe ta orientoje atë të ortakëve të vet drejt objektivave për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Shoqëria mund të kryejë me adresë të përbashkët, çdolloj aktiviteti tjetër që lidhet me qëllimet e renditura më sipër, apo për të tjera që rekomandohen me synimin për të mbrojtur parimet e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Kështu, mund të kryejë të gjitha aktet dhe përmbylle të gjitha operacionet kontraktuale për pasuri të paluajtshme, të luajtshme, ato me natyrë industriale, financiare, përfshirë lëshimin e instrumentave financiare të nevojshëm dhe efikas për realizimin e qëllimeve dhe aktivitetit social, me përjashtim të aktiviteteve për publikun bazuar në nenin e mëparshëm 106 d.l. 385/93 dhe me perjashtim të mbledhjes së depozitave dhe dhënies hua, sipas ligjit 197/91 e d.lgs.58/1998. Shoqëria mund gjithashtu t'i ofrojë pranim enteve dhe organizmave ekonomikë dhe garantues, të orientuar drejt konsolidimit dhe zhvillimit të lëvizjes së përbashkët, përfshirë forcimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndërsjellta. Shoqëria mund, në fund, të promovojë apo të marrë pjesë në realizimin e nismave dhe të përforcojë praninë dhe zhvillimin e lëvizjes së përbashkët.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Degë të Shoqërive të Huaja
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2016
- 28 022 130 ALL
- Kontrata publike
- 1 · 0 ALL
Administratorët
Stefano Benvengu
Aksionerët
KOSTRUTTIVA - SOCIETA ' COOPERATIVA PER AZIONI - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!