INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA (Ish "Amerikan Bank of Albania") (shoqeria e perthithur "VENETO BANKA")
sherbime-juridike
Rreth
Veprimtari bankare: a. Pranimi i depozitave monetare ose i fondeve të tjera të riparueshme nga publiku dhe përdorimi i tyre për dhënie kredie e vendosje në emër dhe për llogari të vet. Veprimtari financiare: a. Të gjitha format e kredi dhënies, duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekare; b. Faktoring-un dhe financimin e transaksioneve tregtare; c. qiranë financiare; d. Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave; e. Ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve; f. Tregtimin për llogari të saj ose për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC) ose ndryshe, si më poshtë: (i) Instrumente të tregut të parasë (çeqe, dëftesa, çertifikata të depozitave etj.); (ii) këmbim valutor; (iii) Produkte derivative (instrumente derivative), duke përfshirë, midis të tjerave, kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata me opsione (options); (iv) Instrumente të këmbimeve valutore dhe instrumente për vlerësimin e normës së interesit, duke përfshirë këtu produkte të tilla, si marrëveshje swap dhe marrëveshje që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen; (v) Letra me vlerë të transferueshme; (vi) Instrumente të tjera të negociueshme dhe aktive financiare, duke përfshirë veprimet me arin; (vii) Pjesëmarrjen në emetimin e të gjitha llojeve të letrave me vlerë, duke përfshirë nënshkrimin dhe vendosjen si agjent (si publik, ashtu edhe privat) dhe kryerjen e shërbimeve lidhur me këto emetime; g. Ndërmjetësimin për transaksionet monetare të mëposhtme: (i) Administrimin e aktiveve të tilla, si administrimi i parave dhe i portofolit, administrimi i fondeve, marrja në kujdestari, shërbimet depozituese dhe të besimit; (ii) Shërbimin për kompensimin dhe shlyerjen e pagesave të aktiveve financiare, duke përfshirë letrat me vlerë, produktet derivative dhe instrumente të tjera të negociueshme; (iii) Sigurimin dhe transferimin e informacionit financiar, si dhe përpunimin e të dhënave financiare e të programeve që kanë lidhje me të, nga furnizuesit e shërbimeve të tjera financiare. h. Banka mund të kryejë veprime të lidhura me transaksionet me tituj, siç parashikohet në legjislacionin për bankat, legjislacionin për titujt dhe në aktet nënligjore të miratuara në bazë dhe për zbatim të tyre. i. Shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e listuara në shkronjat "a" deri "i" të pikës 2 të këtij neni, duke përfshirë referencën e kredisë dhe të analizës, kërkimin dhe këshillimin në lidhje me investimet dhe portofolin, si dhe këshillimin mbi blerjet e mbi strategjinë dhe ristrukturimin e shoqërive; j. Emetimin dhe administrimin e instrumenteve të pagesës (të tilla si 'kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtarit dhe çeqet bankare, kartat e pagesës dhe pagesat me celular) etj., përfshirë emetimin e parasë elektronike. Në lidhje me veprimtaritë e listuara më lart Banka kryen ato veprimtari bankare dhe financiare, për të cilat është liçencuar nga Banka e Shqipërisë. Në shtojcë të atyre veprimtarive bankare dhe financiare për të cilat Banka licencohet nga Banka e Shqipërisë, të përcaktuara më lart, Banka mund të kryejë edhe veprimtarinë e shërbimit të kasave të sigurimit, pas miratimit paraprak të Bankës Shqipërisë. Në mbështetje të liçencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë, Banka kryen veprimtari të lidhur me transaksionet e titujve, vetëm pasi të jetë liçencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së shërbimit të kasave të sigurimit. Veprimtarinë e ndërmjetësimit në sigurime dhe ri sigurime në përputhje me Ligjin Nr. 52/2014.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 21 prill 1998
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 5 562 517 674 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2023
- 9 316 477 000 ALL
Administratorët
Alessandro D'Oria
Aksionerët
INTESA SANPAOLO - 100% | Albanian American Enterprise Fund - 100% | Simest-Societa Italiana Per Le Imprese All’Estero - 1.39% | Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim - 7.78%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!