IdentiTek
sherbime-juridike
Rreth
1.Objekti i Shoqërisë është kryerja e shërbimit kundrejt pagesës, të prodhimit dhe shpërndarjes së: a) letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike (të zakonshme, të shërbimit dhe diplomatike); b) dokumentit biometrik (leje qëndrimi për të huajt për çdo motiv me përjashtim të lejes provizore dhe humanitare); c) letërnjoftimit elektronik për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese; ç) dokumentit të udhëtimit për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese; d) çdo dokumenti tjetër biometrik që lëshon Ministria e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. 2.Shoqëria aksionare ofron shërbime të tjera shtesë të lejuara nga legjislacioni në fuqi për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit dhefushën e veprimtarisë së saj. 3.Shoqëria mund të kryejë aktivitete/veprimtari për studimin, projektimin, këshillimin e konsultimin për aktivitetet e përcaktuara në shkronjat a – d, të pikës 1. 4.Shoqëria brenda kufijve që parashikon legjislacioni në fuqi, kryen çdo operacion tregtar dhe financiar, që lidhet drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja, si dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit. 5.Për përmbushjen e veprimtarisë së saj, Shoqëria mund të bashkëpunojë me persona fizikë dhe juridikë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 15 mars 2023
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 20 000 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Loina Prifti
Aksionerët
Ministria e Brendshme - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!