FREE CO
sherbime-juridike
Rreth
Financimin, projektimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e impianteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme si uji, gazi, nxehtësia, etj.; Prodhimin, transmetimin, blerjen, shitjen, shkëmbimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, përfshirë aktivitetet e importit dhe eksportit të energjisë, produkteve dhe shërbimeve; Aktivitetin e financimit, zotërimin e interesave dhe pjesëmarrjeve në shoqëri e sipërmarrje, administrimin, kërkimin dhe inovimin, këshillimin dhe asistencën në sektorin e energjisë në përgjithësi; Këshillimin, hartimin e projekteve në lidhje me energjitë e rinovueshme, si edhe realizimin dhe më pas administrimin e këtyre investimeve, përfshirë ndërtimin dhe administrimin e hidrocentraleve ose e veprave të tjera në sektorin e energjisë së rinovueshme; Planifikimin, organizimin dhe kontrollin strategjik dhe operativ të sipërmarrjeve në të cila ka pjesëmarrje, si edhe ofrimin e shërbimeve financiare, tregtare, në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, administrative, kontabël dhe teknike në favor të sipërmarrjeve në të cilat zotëron pjesëmarrje; Blerjen, shitjen, shkëmbimin dhe tregtimin e trojeve dhe ndërtimeve civile, bujqësore, urbane, industriale dhe tregtare; Aktivitetin e administrimit të pasurive të paluajtshme, në formën e qiradhënies apo në forma të tjera që do të vlerësohen si të përshtatshme nga Shoqëria; Aktivitete të tjera që nuk janë të përfshira në aktivitetet e mësipërme, të cilat Shoqëria vlerëson të kryejë në respektim të normave ligjore. Shoqëria mund të ushtrojë veprimtarinë e saj në Shqipëri dhe jashtë saj dhe mund të kryejë çdo aktivitet tjetër të lidhur, ndihmës, të ngjashëm, plotësues apo të dobishëm për përmbushjen e objektit të saj. Me qëllim përmbushjen e objektit të veprimtarisë dhe jo kundrejt publikut, Shoqëria: Mund të zotërojë pjesëmarrje në shoqëri e sipërmarrje të tjera, shqiptare apo të huaja; Mund të kryejë operacione industriale, tregtare, financiare, me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që vlerësohen të nevojshme apo të dobishme, përfshirë por pa u kufizuar në dhënien e garancive dhe dorëzanive në favor të bankave, enteve financuese dhe të tretëve në përgjithësi për detyrimet e veta dhe së të tretëve, kërkimin dhe përfitimin e financimeve dhe huave të çdo lloji, nga banka, ente financuese dhe të tretë në përgjithësi, dhënien e financimeve sipërmarrjeve dhe shoqërive në të cilat zotëron pjesëmarrje, veprime me pasuri të luajtshme, të paluajtshme, tregtare dhe veprime të tjera të lidhura me objektin e aktivitetit të saj apo që mundësojnë një përdorim më të mirë të strukturave dhe/ose burimeve të veta.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
- Themeluar
- 31 korrik 2019
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 1 220 000 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2020
- 57 283 ALL
Administratorët
Ledia Beçi
Aksionerët
LO - 50% | PAFA - 50%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!