Fondacioni "Fundjavë Ndryshe"
sherbime-juridike
Rreth
Sipas të dhënave të marra nga https://ffn.al/, “Fundjavë Ndryshe” është nisma më sociale e bamirësisë në Shqipëri, e cila synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë të dalin nga varfëria dhe duke udhëhequr të rinjtë drejt realizimit të veprave të mira. “Fundjavë Ndryshe” është themeluar më 27 tetor 2015 nga Arbër Hajdari, i cili është vetëm 24 vjeç, studion drejtësi dhe konsiderohet si një model për të rinjtë shqipëtarë. “Fundjavë Ndryshe” është tashmë një histori suksesi në vendin tonë. “Fundjavë Ndryshe” ushtron veprimtarinë e saj në gjashtë qarqet më të varfra të Shqipërisë, duke vizituar familjet në nevojë, verifikuar problemet e tyre dhe regjistruar rastet dhe nevojat përkatëse. Deri tani ka nënshkruar marrëveshje me spitalet më të mëdha në Shqipëri, kompani të mëdha, shkolla, studio ligjore dhe biznese, për t’ju siguruar familjeve në nevojë ndihmën mjekësore falas, ka ndërtuar shtëpi të reja ose rindërtuar shtëpitë aktuale, duke ndikuar për edukimin e fëmijëve të tyre përmes bursave, u kemi ofruar konsulencë ligjore falas si dhe ndërmjetësim me bizneset për punësimin e tyre. Fusha e veprimtarinë shtrihet në pesë fusha të rëndësishme të shoqërisë: arsim, shëndetësi, drejtësi, strehim dhe punësim. Në fushën e arsimit, “Fundjavë Ndryshe” ka organizuar trajnime edukative për fëmijët në nevojë. Janë shpërndarë bursa për studentë të shkëlqyer që vijnë nga familjet e varfra dhe janë realizuar disa ekspozita pikture për fëmijët e talentuar. Çdo shtator është organizuar një fushatë, “Dhuro një çantë shkolle”. “Fundjavë Ndryshe” gjithashtu kujdeset për gjendjen emocionale të fëmijëve duke organizuar aktivitete argëtuese për ta. Fusha shëndetësore është më e ndjeshme. Ka shumë njerëz në nevojë në Shqipëri që janë të sëmurë dhe kurrë nuk janë vizituar nga një mjek në jetën e tyre. Ne plotësojmë formularët për çdo familje dhe i lidhim me shërbimin që u nevojitet, duke ju dhënë mundësinë të realizojnë operacione të kushtueshme ose blerjen e barnave të nevojshme. Drejtësia. Mungesa e informacionit është burim i shumë abuzimeve me njerëzit në nevojë. Institucionet, kompanitë, bizneset dhe njerëzit e tjerë abuzojnë me njerëzit në nevojë për shkak të mungesës së informacionit për atë që ata meritojnë dhe çfarë kanë nevojë. Ata punojnë pa sigurime shoqërore, nuk marrin ndihmën ekonomike dhe kanë shumë probleme me dokumentet e shtëpive të tyre. Shumë vullnetarë që kanë studiuar drejtësi, ofrojnë këshillimin e tyre ligjor falas. Deri tani kanë arritur të zgjidhim shumë probleme, por ka gjithashtu shumë punë për të bërë. Strehimi është një nga veprimtaritë më të rëndësishme të “Fundjavë Ndryshe”. Për pothuajse tre vjet, janë ndërtuar dhe restauruar 118 shtëpi për familjet në nevojë. Zgjidhja më e shpejtë për ti nxjerrë këta njerëz nga varfëria është punësimi. Fondacioni është duke bashkëpunuar me biznese të ndryshme në Shqipëri, për t'i lidhur ata me njerëzit në nevojë dhe për t'u siguruar një punë, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të ushqejnë familjet e tyre.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Organizata JoFitimprurëse
- Themeluar
- 24 tetor 2015
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Administratorë
- 1
Administratorët
Arbër Hajdari
Aksionerët
Fondacioni "Fundjavë Ndryshe" nuk ka zotërues sepse funksionon si një organizate jo-fitimprurëse - %
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!