E
🇦🇱Shqipëria

EXPLORER TRAVEL & TOURS

hotele

tirane, Tiranë

Rreth

Shoqëria ka si objekt ushtrimin, për llogari të vetë apo për persona të tretë. duke respektuar ligjet, si në Republikën e Shqipërisë ashtu edhe jashtë kufijve, të aktiviteteve të pasqyruara më poshtë: Aktivitetin agjentit të udhëtimeve turistike dhe operatorit turistik, e agjentit portual, agjentit doganor, transport turistik të udhëtarëve, guidë turistike dhe zhvillimin e aktivitetit të konsulencës menaxheriale për sa i përket turizmit në nivel internacional si dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet më sa më sipër; Transportimin e mallrave, njerëzve me mjete tokësore, detare, ajrore si me mjete të veta ose me mjete të të tretëve; Shoqëria mund të kryejë çdo operacion tregtar, operacione që lidhen me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, financiare dhe kreditore si dhe të blejë, shesë apo të marrë dhe të japë me qira pasuri; Blerje, shitje të aksioneve në shoqëri të të giitha tipeve, që janë themeluar ose në fazë themelimi që kanë objekt social të njëjtë ose të ndryshëm nga objekti social i shoqërisë përfshirë këtu aktivitetet e vlerësimit dhe menaxhimit të këtyre të fundit; Menaxhimin e lokaleve, restoranteve, diskotekave, kinemave dhe aktiviteteve publike; Organizimin dhe menaxhimin e fshatrave turistike, kampingjeve, hoteleve, hosteleve, apartamenteve. Bed & Breakfast, dhe iniciativa në sektorin turistik dhe të kohës së lirë; Organizime eventesh, kongresesh, seminaresh, trajnimesh dhe manifestime të të gjitha llojeve. Menaxhimin e shërbimeve të lidhura me argëtimin dhe organizimin e këtyre të fundit. Dhënien me qira, me ose pa shofer për llogari të personave të tretë, të automjeteve, motorçikletave, ciklomotorave, biçikletave etj. Botime; Këmbim valute; Veprimtari e Agjentit për transfertë parash në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë; Veprimtari e Agjentit për shërbimin e pagesave për të tretët në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë; Veprimtari e Agjentit Komisioner; Shërbime të lidhura me asistencën teknike, menaxhuese ose të strategjive të linjave, drejtuese, tregtare dhe administrative. Caktimin dhe/ose emërimin e mandatit të agjencisë dhe/ose përfaqësisë me apo pa depozitë. brokerim, komision, ashtu si dhe kyerja e iniciativave promocionale dhe/ose publicitare, të cilat janë të lidhura me aktivitetet e sipërpërmendura; Për arritjen e objektivave sociale shoqëria, mund të përmbushë çdo operacion të lidhur me pasuritë e tundshme, të patundshme, tregtare, industriale, artizanale, drejtuese, rurale, pyjore dhe financiare, dhënien e garancive reale dhe personale edhe në favor të personave të tretë, blerjen e pronave, si dhe ushtrimin e aktiviteteve industriale dhe tregtare të lidhura me aktivitetin e firmës, dhe të gjitha aktivitetet që administratorët mendojnë se, mund të jenë të lidhura. Aktivitete shtesë krahas atyre themeltare në përputhje me objektin e shoqërisë.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Themeluar
1 korrik 2006
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
1 684 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2023
103 184 422 ALL
Kontrata publike
10 · 1 604 940 ALL

Administratorët

Marjen Rama

Aksionerët

Marjen Rama - 100% | Eva Rama - 100% | Anila Rama - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!