E
🇦🇱Shqipëria

EUROPE SERVICE GROUP

imobilare

tirane, Tiranë

Rreth

Të operojë në sektorin e telekomunikacionit duke kryer çdo lloj veprimtarie nëpërmjet telefonit për llogari të vet apo të të tretëve me seli në Shqipëri apo në çdo vend tjetër që ka lidhje me Republiken e Shqipërisë, duke respektuar ligjin në fuqi. Të kryejë aktivitete nëpërmjet telefonit të çdo lloji për llogari të vet apo të tretëve, telemarketing, sekretari telefonike, shitje nëpërmjet telefonit, sondazhe, mesazhe promocionale dhe çdo lloj tjetër aktiviteti të lidhur me të pa kufizim. Shoqëria do të kryejë veprimtari edhe në fushën e ofrimit të shërbimeve të ndryshme online. Në fushën publicitare do të ofrojë shërbime të reklamimit të produkteve dhe shërbimeve nga individë apo shoqëri tregtare, shërbime në fushën e komunikimeve elektronike, dixhitale, grafike, të medias etj. Të blejë e të shesë ose të japë me qira në përdorim, në uzufrukt ose në përdorim pasuri të luajtshme e të palujtshme të regjistruar në regjistrat publike. Shoqëria mund të kryejë gjithashtu të gjitha operacionet tregtare mbi pasuri të luajtshme apo të paluajtshme që do të vlerësohen të nevojshme ose të dobishme për realizimin e objektit të shoqërisë si dhe do të blejë kuota kapitali themeltar të shoqërive të tjera që kanë objekt të ngjashëm ose të afërt me të veten. Shoqëria mund të marrë pjesë me cilësinë e ortakut apo aksionerit në shoqëri të tjera tregtare me objekt veprimtarie të njëjtë apo të ndryshëm nga i saj. Furnizim i çdo lloji shërbimi informatik, përfshirë këtu të gjitha llojet e specializimit, në varësi të reparteve përkatëse si: veprimtari koordinimi informatik, informacioni dhe telekomunikacini që synon përmirësimin e prodhimtarisë dhe aftësisë së ndërmarrjeve.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Themeluar
4 nëntor 2013
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
98 350 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2016
154 281 779 ALL

Administratorët

Jean Paul Max Maconi

Aksionerët

Jean Paul Max Maconi - 100% | Amant Josifi - 50% | Ardita Maliqi - 50%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!

EUROPE SERVICE GROUP | Bizneset.al