E
🇦🇱Shqipëria

ECO TIRANA

sport-fitness

tirane, Tiranë

Rreth

Manaxhimi i shërbimeve mjedisore, duke përfshirë por pa u kufizuar në: mbledhjen, transportin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë edhe grumbullimin e diferencuar të tyre, si dhe pastrimin e hapësirave publike, ndërtimin dhe manaxhimin, edhe për llogari të palëve të treta, të impianteve përrikuperimin, riciklimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve, rehabilitimin e zonave nga substancat ndotëse, veprimtari të riparimit të automjeteve, elektroauto, llamarinist, gomist, xhenerik dhe motorrist. Gjithashtu, Shoqëria mund të zhvillojë edhe veprimtaritënë vijim: manaxhimi i integruar i burimeve ujore, konkretisht: thithja, ngritja, transporti, trajtimi, shpërndarja dhe shitja e ujit për çfarëdolloj përdorimi dhe në çfarëdolloj forme, mbledhja, trajtimi dhe pastrimi i ujërave të ndotura dhe/ose i ujërave të shiut, ndërtimi dhe menaxhimi i impianteve për trajtimin dhe pastrimin e ujërave shkarkuese; projektimi, realizimi dhe manaxhimi i rezervuarëve artificialë dhe digave; manaxhimi i integruar i burimeve energjetike, konkretisht: prodhimi, transporti, transformimi, shpërndarja, blerja dhe shitja e energjisë elektrike, prodhimi, transporti, përpunimi, shpërndarja, blerja dhe shitja, dispeçerimi dhe depozitimi i gazit, prodhimi, transporti dhe shitja e nxehtësisë për përdorim industrial dhe familjar, instalimi dhe funksionimi i impianteve termiketë ndërtesave me furnizimtë mundshëm të nxehtësisë dhe/ose karburantit, kontrolli i impiantevetermike, realizimi dhe manaxhimi i impianteve kogjeneruese të energjisë/nxehtësisë, realizimi dhe manaxhimi i centraleve termike dhe impianteve të kondicionimit. Shoqëria ka për qëllim, në përputhje me parimet e efektivitetit të kostos, rentabilitetit dhe konfidencialitetit të të dhënave të biznesit, të nxisë konkurrencën, efikasitetin dhe nivelet e përshtatshme të cilësisë në ofrimin e shërbimeve: duke garantuar paanshmërinë në manaxhimin e infrastrukturës themelore për zhvillimin e një tregu energjetik të lirë; duke ndaluar diskriminimet në qasjen ndaj informacioneve tregtare sensitive; duke mos lejuar transferimin e kryqëzuar të burimeve ndërmjet pjesëve të rrjetit. Shoqëria, drejtpërsëdrejti dhe/ose jo, nëpërmjet pjesëmarrjes në shoqëri të çfarëdolloj tipi, ente, konsorciume ose ndërmarrje, vepron në sektorë plotësues ose të tjerë, por që janë gjithësesi të lidhur, e që kanë si qëllim prodhimin e sendeve dhe veprimtarive që synojnë plotësimin e nevojave dhe kërkesave të komunitetit, duke bashkëpunuar me qëllim promovimin e zhvillimit ekonomik dhe civil të qytetarëve, të organizatave të tyre dhe të komuniteteve vendore ku ata bëjnë pjesë. Për këtë qëllim, në mënyrë ilustruese. Shoqëria, drejtpërsëdrejti dhe/ose jo, apo edhe nëpërmjet projektimit dhe ndërtimit, mund të veprojë në shërbimet e që kanë si qëllim rritjen e sasisë dhe cilësisë së infrastrukturave në shërbim të degëzimeve të shumëfishta të jetës ekonomike, sociale dhe private të qytetarëve, dhe në veçanti në sektorët në vijim: rrjetet telematike, rrjetet informatike dhe shërbimet e telekomunikacionit; instalimi dhe vënia në dispozicion e rrjeteve të telekomunikacionit dhe manaxhimi, si për vetë Shoqërinë ashtu edhe për llogari të palëve të treta, të shërbimeve përkatëse; sistemet e ndriçimit publik; semaforët dhe sistemet e sinjalizimit ndriçues; manaxhimi teknik dhe i mirëmbajtjes dhe administrimi i pasurive të paluajtshme publike ose private, të caktuara për përdorim publik, privat, civil, industrial dhe tregtar; ndërtimi dhe manaxhimi i sistemeve teknologjike; këshillimi, asistenca në projektim, realizimi i sherbimeve në fushën energjitike, hidrike dhe mjedisore; shërbime në fushën e mbrojtjes së tokës dhe ujit, edhe nëpërmjet përpunimit, realizimit dhe manaxhimit të projekteve për këtë qëllim; organizimi i aktiviteteve për përhapjen dhe aplikimin e burimeve shkencore, teknologjike, manaxhuese dhe organizative në fushën e veprimtarisë së saj, ose të shoqërive të kontrolluara apo të shoqërive në të cilat zotëron pjesëmarrje; marrja përsipër e koncesioneve të ndërtimit dhe realizimi i veprave publike; transporti i materialeve për llogari të palëve të treta, me qëllim përmbushjen e veprimtarive që janë të lidhura me objektine Shoqërisë, si dhe i mallrave dhe materialeve të mbetura nga proceset prodhuese dhe/ose veprimtaritë industriale, tregtare, artizanale dhe të banimit; mirëmbajtja e zakonshme dhe të jashtëzakonshme e rrugëve dhe shesheve, e sinjalizimit horizontal dhe e rrjeteve të ujërave të bardha; projektimi, realizimi dhe manaxhimi i kopshteve, parqeve me shatërvanë, zonave sportive dhe të orendive urbane; kujdesi për higjienën mjedisore nëpërmjet kryerjes së veprimtarive kundër parazitëve, shërbimeve fitosanitare dhe të higjienës së mjediseve të brendshme.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri Aksionare SH.A
Themeluar
22 qershor 2016
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
170 000 000 ALL
Administratorë
6
Xhiroja 2023
606 054 932 ALL

Administratorët

Renato Guarnieri; Frederico Berto; Andrea Benati; Anjeza Çallpani; Diego Testi; Mirco Caliari

Aksionerët

Bashkia Tiranë - 51% | AGSM AIM - 49% | AGSM Holding ALBANIA (Ish HOLDING AGSM ALBANIA) - 49%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!