D
🇦🇱Shqipëria

DENTAL GB

sherbime-shendetesore

tirane, Tiranë

Rreth

Shoqëria ka si objekt të veprimtarisë së saj, menaxhimin dhe/ose drejtimin e klinikave dentare, dhe/ose klinikave të tjera ambulatore që përkasin aktivitetit shëndetësor, duke u pajisur me autorizimet përkatëse të parashikuara nga ligji në fuqi. Gjithashtu, në përputhje me ligjin material, shoqëria mund të operojë laboratore dentare. Shoqëria mund të menaxhojë pasuri të paluajtshme dhe strukturave për aktivitete profesionale dhe të shoqërive tregtare në përgjithësi. Mund të lidhë kontrata leasing për pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, mund të blejë dhe të shesë pasuri të paluajtshme, ti menaxhojë dhe t'i japë me qira, ashtu siç mund të menaxhojë dhe japë me qira pasuri të luajtshme dhe pajisje të posaçme për aktivitetin e ushtruar në ortodonci; si dhe të punësojë personel. Shoqëria mund të ushtrojë aktivitete shtesë, dhe në funksion të sa më sipër, si përshembull: organzimi i kurseve të trajnimit dhe konferenca; përpunim i të dhënave elektronike; shpërndarje e produkteve dhe pajisjeve ortodontike dhe teknike. Mund të kryejë tregti me shumicë dhe pakicë, import, eksport, edhe nëpërmjet Internet-it, dhënien në përdorim ose qira të pajisjeve dhe produkteve të sektorit shëndetësor, duke marrë autorizimet e nevojshme. Shoqëria gjithashtu mund të zotërojë kuota ose pjesëmarrje në shoqëri me aktivitet të ngjashëm ose të njëjtë. Për përmbushjen e aktivitetit të saj, shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet me pasuri të luajtshme, të paluajtshme, tregtar, industrial dhe financiar që konsiderohet i nevojshëm ose i përshtatshëm nga organi administrativ, -përfshirë këtu marrjen e huave dhe vendosjen e garancive, përfshirë mbi të drejtat reale, për llogari të ortakëve ose të tretëve, me përjashtim të veprimeve që ndalohen specifikisht nga ligji.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
100 000 ALL
Administratorë
1

Administratorët

Emanuela Aiassa

Aksionerët

FEM2 SRL - 80% | Davide Corti - 10% | Lirim Cahani - 10%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!