CONSULCESI TECH
it-software
Rreth
Projektimin e sistemeve software, duke përfshirë këtu analizimin e kritereve të sistemit, projektimin e arkitekturës dhe projektimin në detaj te sistemit; - Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve software, duke përfshirë programimin, kodifikimin, instalimin, përfshirjen e gjithë përbërësve, dokumentimin, identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve, modifikimet (pasi software vihet në funksionim), mirëmbajtjen e gjithë përbërësve dhe suportin për sistemin si një tërësi përbërësish që, nëpërmjet funksionimit të tyre realizojnë qellimin e zgjidhjes IT; - Testimi i sistemeve software, duke përfshirë funksionet, ngarkesat e punës, shërbimet, pranimin, disponibilitetet dhe sigurinë e sistemeve. - Projektimin dhe zhvillimin e sistemeve të komunikimit, duke përfshirë analizën, planifikimin, projektimin, implementimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e sistemeve të rrjeteve kompiuterike; - Projektimin dhe zhvillimin e sistemeve të sigurisë, duke përfshirë analizen e kritereve të sigurisë, projektimin e arkitekturës, instalimet dhe konfigurimet e përbërësve, vënia në shërbim, testi i sigurisë dhe mirëmbajtja përkatëse; - Zhvillimi i sistemeve të zhvendosjes, duke përfshirë këtu transferimin e të dhënave dhe infrastrukturave të rëndësishme nga një teknologji e vjetër në një teknologji të re; - Përmirësimi dhe përditësimi i sistemeve IT; - Funksionimi, administrimi, suporti në përdorim, formimi dhe kontrolli tekniko informatik i sistemeve software; - Administrimi i proceseve të përllogaritjes matematikore nëpërmjet sistemeve informatike; - Kryerja e aktiviteteve dhe ofrimi i shërbimeve që kanë lidhje me sektorët e sipërtreguar. - Me qëllimin e vetëm për të përmbushur objektin e shoqërisë dhe pa përbërë BULETINI kjo asnjëherë aktivitetin mbizotërues, shoqëria mund të: blejë pjesëmarrje ose kuota në shoqëri ose ndërmarrje që kryejnë aktivitete që përfshihen në qëllimin e shoqërisë ose që janë të lidhura me të, plotësuese ose të ngjashme; të kryejë çdo operacion me të mira të Iuajtshme të paluajtshme, industriale, tregtare aktive dhe pasive, finaciare dhe bankare edhe me short selling; të gjitha këto në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë. Të japë garanci dhe dorëzani nga dhe në favor të të tretëve dhe/ose ortakëve. Të kryejë operacione kredie hipotekore dhe/ose me fonde duke dhënë garanci reale edhe në favor të të tretëve. - Shoqëria mund të kryejë gjithë aktet qe i konsideron të nevojshme ose thjesht të duhura për përmbushjen e objektit të shoqërisë parashikuar në legjislacionin që është në fuqi ne këtë fushë.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 1 000 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Gianluigi Pacini Battaglia
Aksionerët
Consulcesi Tech SA - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!