C
🇦🇱Shqipëria

C T A G R O U P E (Ish Capital Investment Group)

arsim

tirane, Tiranë

Rreth

Të operojë në sektorin e telekomunikacionit duke kryer çdo lloj veprimtarie nëpërmjet telefonit për llogari të vet apo të të tretëve me seli në Shqipëri apo në çdo vend tjetër që ka lidhje me Republikën e Shqipërisë, duke respektuar ligjin në fuqi. Të kryejë aktivitete nëpërmjet telefonit të çdo lloji për llogari të vet apo të tretëve, telemarketing, sekretari telefonike, shitje nëpërmjet telefonit, sondazhe, mesazhe promocionale dhe çdo lloj tjetër aktiviteti të lidhur me të pa kufizim. Shoqëria do të kryejë veprimtari edhe në fushën e ofrimit të shërbimeve të ndryshme online. Në fushën publicitare do të ofrojë shërbime të reklamimit të produkteve dhe shërbimeve nga individë apo shoqëri tregtare, shërbime në fushën e komunikimeve elektronike, dixhitale, grafike, të medias etj. Të blejë e të shesë ose të japë me qira në përdorim, në uzufrukt ose në përdorim pasuri të luajtshme e të paluajtshme të regjistruar në regjistrat publike. Shoqëria mund të kryejë gjithashtu të gjitha operacionet tregtare mbi pasuri të luajtshme apo të paluajtshme që do të vlerësohen të nevojshme ose të dobishme për realizimin e objektit të shoqërisë si dhe do të blejë kuota kapitali themeltar të shoqërive të tjera që kanë objekt të ngjashëm apo të afërt me të veten. Shoqëria mund të marrë pjesë me cilësinë e ortakut apo aksionerit në shoqëri të tjera tregtare me objekt veprimtarie të njejtë apo të ndryshëm nga i saj. Furnizim i çdo lloji shërbimi informatik, përfshirë këtu të gjitha llojet e specializimit, në varësi të reparteve përkatëse si: veprimtari koordinimi informatik, informacioni dhe telekomunikacioni që synon përmirësimin e prodhimtarisë dhe aftësisë së ndërmarrjeve; Ofrim i çdo shërbimi në fushën e informatikës dhe telematikës, pakufizime apo përjashtimi të llojit, në sektorët e informacionit dhe të komunikimit, të shkencës, të tregtisë, të publicitetit, të të gjitha aspekteve të tyre, si në favor të enteve publike ashtu dhe private, si brenda dhe jashtë vendit, në Itali, etj; Tregtimi i shërbimeve të telefonisë fikse dhe celulare, duke vepruar si në mjediset e veta ose në vende të tjera, siç është rënë dakord me kontraktuesit; Hapja dhe administrimi i përgjithshëm i Call Center, shërbimeve të të dhënave, data entry; Shërbime Call Center dhe Contact Center për klientë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Shërbime marketingu jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet telefonit dhe internetit; Projektimi dhe realizimi i fushatave publicitare dhe promovuese nëpërmjet shfrytëzimit të të gjitha instrumentave, përfshirë marketingun telefonik dhe instrumenta të tjera të marketingut. Organizimin e kurseve të formimit profesional, të trajnimeve të ndryshme në fushën e marketingut.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
100 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2018
125 427 406 ALL

Administratorët

Suela Toska

Aksionerët

APA - LIAISON - 100% | O R I T E C H - 40% | Ndriçim Sula - 40% | Bora Kamberaj - 40% | Amant Josifi - 60%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!