BANKA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT
sherbime-juridike
Rreth
Banka ushtron veprimtaritë e mëposhtme: 1.1 Financimin me karakter promovues: (i) kredidhënia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase për të nxitur rritjen, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare; (ii) kredidhënia dhe mbështetja për eksportet e mallrave dhe shërbimeve vendase; (iii) kredidhënia për projektet publike në nivel qendror e vendor, me përparësi për ekonominë e vendit; (iv) kredidhënia për zhvillimin, përmirësimin e modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit, në përputhje me objektivat strategjikë kombëtarë; 1.2 kredidhënien për shoqëritë tregtare vendase bazuar në kushtet e tregut dhe në parimet e konkurrencës së lirë, si veprimtari plotësuese e financimit të ofruar nga bankat tregtare. 2. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, ndër të tjera, Banka: 2.1 Në aspektin e aktiveve dhe/ose investimeve mund të: (i) akordojë kredi afatshkurtra dhe afatmesme-afatgjata për persona juridikë të tretë, qoftë drejtpërdrejt ose përmes marrëveshjeve të bashkëfinancimit në bashkëpunim me institucionet financiare vendase dhe ndërkombëtare; (ii) lëshojë garanci financiare dhe tregtare afatshkurtra dhe afatgjata; (iii) blejë obligacione te korporatave; (iv) marrë pjesë në instrumente financiare të kapitalit dhe instrumente të tjera të ngjashme; (v) investojë tepricën e likuiditetit në obligacione qeveritare vendase dhe ndërkombëtare; (vi) hapë llogari rrjedhëse në banka tregtare dhe ndërkombëtare; (vii) vendosë depozita afatshkurtra dhe afatmesme në banka tregtare; (viii) veprojë si agjent për administrimin e granteve kombëtare në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave dhe për çdo skemë tjetër grantesh. 2.2 Në aspektin e financimit dhe/ose detyrimeve mund të: (i) emetojë obligacione afatshkurtra dhe afatmesme-afatgjata në tregjet financiare vendase dhe ndërkombëtare; (ii) pranojë depozita afatshkurtra dhe afatmesme nga bankat tregtare dhe institucionet e tjera financiare vendase dhe ndërkombëtare; (iii) ketë akses në operacionet e politikës monetare me Bankën e Shqipërisë dhe në operacionet e rifinancimit me bankat dhe institucionet financiare vendase dhe ndërkombëtare; (iv) marrë dhe administrojë fonde strukturore nga shteti dhe/ose institucionet supranacionale; (v) pranojë fonde të kthyeshme nga publiku, veçanërisht nga individët që nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar, në formën e produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare sh.a. Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 16 dhjetor 2025
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 10 000 000 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Silvio Pedrazzi
Aksionerët
Ministria e Financave - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!