A
🇦🇱Shqipëria

AUTOVISION AL

arsim

tirane, Tiranë

Rreth

Të kryejë individualisht ose bashkërisht me të tjerë, në çdo vend të botës, biznesin e inspektimit teknik të automjeteve të të gjitha tipeve, duke përfshirë pa kufizim, automobila, automjete të rënda dhe motoçikleta dhe për lëshimin e çertifikatave. Të krijojë dhe operojë në çdo vend të botës, qendra për inspektimin teknik të mjeteve motorike të të gjitha llojeve dhe të blejë, shesë, importojë, eksportojë dhe reklamojë të gjitha llojet e mallrave, pajisjeve, makinerive dhe pjesëve të këmbimit që mund të përdoren ose janë të nevojshme për kryerjen e një biznesi të tillë. Të kryejë kërkim dhe punë eksperimentale dhe të projektojë, studiojë, zhvillojë, testojnë, parafabrikojë, instalojë, mbikëqyrë, komisionojë, reklamojë, promovojë, shpërndajë dhe shesë produkte të ndryshme për inspektimin teknik të mjetit motorik. Të blejë ose ndryshe të sigurojë dhe regjistrojë të drejta autori, dokumente patentash, liçenca, shpikje, të drejta dhe privilegje (ose ndonjë interes në to), në bazë; të tarifës së liçencës ose ndryshe dhe qoftë ekskluzive ose jo-ekskluzive, në çdo vend të botës; të shesë ose miratojë/japë të drejta autori, të drejta patentash, liçenca, shpikje, të drejta ose privilegje (ose ndonjë interes në to) që i përkasin Shoqërisë ose që Shoqëria mund t'i sigurojë. Të organizojë dhe ofrojë ndonjë shërbim dhe trajnim arsimor në çdo fushë dhe në veçanti për inspektimin teknik të mjeteve motorike dhe të krijojë, operojë, menaxhojë ose mbikëqyrë shkolla, programe, orë mësimore, konferenca, seminare ose shërbime të tjera të ngjashme. Të vazhdojë biznesin për çështje të lidhura me inspektimin teknik të mjeteve motorike, administrimin, organizimin dhe operimin e qendrave për inspektime të tilla dhe punësimin, trajnimin dhe shfrytëzimin e personelit. Të vazhdojë, mbi bazë ndërkombëtare, biznesin ose bizneset e tregtarëve të përgjithshëm, eksportuesve, importuesve, blerësve, shitësve, distributorëve dhe tregtarëve në të gjitha llojet e produkteve, materialeve bruto dhe mallrave. Të vazhdojë, në të gjithë botën, biznesin ose bizneset e pronarëve të depove/magaziniereve, agjentëve spedicionere, dërguesve të mallrave, transportuesve me çdo lloj mallrash, qoftë në llogari të vetë shoqërisë ose ndryshe; të marrë pjesë, ndërmarrë, kryejë dhe vazhdojë të gjitha llojet e operacioneve tregtare, komerciale dhe industriale dhe të promovojë, krijojë, blejë/sigurojë, marrë në dorëzim dhe operojë industri, njësi përpunuese, fabrika dhe impiante në çdo vend të botës; të vazhdojë kudo në botë biznesin e fabrikuesve, prodhuesve dhe përfaqësuesve dhe tregtarëve në të gjitha llojet e mallrave, aparaturave, pajisjeve, materialeve, kimikateve, substancave dhe produkteve të çdo natyre ose përdorimi, qoftë natyrale ose artificiale; të krijojë, themelojë dhe zoterojë një organizim për blerjen, shitjen, zhvillimin, kërkimin, marketingun, shpërndarjen, reklamimin ose prezantimin e produkteve, mallrave, artikujve, aparaturave, pajisjeve dhe produkteve të çdo përshkrimi. Të vazhdojë kudo në botë tregtinë ose biznesin e arkitekteve, inxhinierëve civile, ndërtuesve dhe kontraktuesve të përgjithshëm për punë ndërtimi të çdo lloji; të kryejë studime arkitekturore dhe inxhinierike, të ndërtojë, konstruktojë, përmireësojë, pajise, mirëmbajë, punojë, menaxhojë, kontrollojë dhe mbikëqyrë ndërtimet e çfarëdolloj natyre; të lidhë kontrata ose transaksione të tjera të çdo natyre në lidhje me sa më sipër. Të vazhdoje kudo në botë, biznesin ose bizneset e inxhinierëve elektrike, inxhinierëve mekanike, mekanikeve të makinave dhe inxhinierëve të përgjithshëm dhe të konsulentëve dhe këshilltarëve mbi çështje dhe probleme të lidhura me ndonjë ose disa projekte mekanike ose inxhinierike të çdo përshkrimi në çdo vend të botës. Të vazhdojë të gjitha ose ndonjë prej objekteve të Shoqërisë dhe të kryejë të gjitha ose ndonjë prej bizneseve të mësipërme në çdo vend të botës, qoftë si porositës ose si i porositur dhe qoftë vetëm ose bashkërisht me shoqëri ose persona të tjerë. Të vazhdojë përgjithësisht çdo biznes që mund të konsiderohet se promovon drejtpërdrejt ose tërthorazi biznesin e Shoqërisë. Të ofrojë shërbime konsulence për çështje teknike, pronësore, shkencore, tregtare dhe çështje të tjera në lidhje me biznesin e Shoqërisë, ose në lidhje me biznesin e ndonjë shoqërie tjetër. Të blejë, sigurojë, pranojë, zoterojë, tregtojë dhe shesë çdo lloj aksionesh, kapital aksioner, tituj ose letra të tjera me vlerë, obligacione, etj. Të investojë para të disponueshme të shoqërisë në ato investime që aksionerët e shoqërisë do të vendosin dhe në veçanti për atë qëllim, për të siguruar me anë të blerjes, etj, të financojë, të ndihmojë, të sigurojë, të garantojë, të hipotekojë, të sigurojë pronën e shoqërisë, etj, sipas statutit.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
Themeluar
13 mars 2017
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
12 191 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2021
1 107 514 ALL

Administratorët

ANDREAS GLAVAS

Aksionerët

K.M.P.M AUTOVISION (QIPRO) LIMITED - 100% | Nerima Enterprises Company Limited - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!