Albgaz
arsim
Rreth
Objekti kryesor i veprimtarisë së shoqërisë “ALBGAZ” sh.a. është operimi si operator i kombinuar në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Sektorin e Gazit Natyror” Për të realizuar këtë funksion, Shoqëria: Ushtron aktivitetin si Operator i Sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror, në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për Sektorin e Gazit Natyror”. Kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme për të ndërtuar dhe operuar sisteme gazi për transmetimin, shpërndarjen, depozitimin nëntokësor apo operimin e terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar përfshirë edhe aktivitete si ngjeshjen, matjen, marrjen, depozitimin, lëvrimin, operimin dhe 2 përdorimin e sistemeve të dispecerimit dhe kontrollit të funksionimit/ operimit të sistemit të transmetimit, shperndarjes, menaxhimit të interkonjeksionit të transportit të gazit ndërkufitar, depozitimit dhe shpërndarjes. Planifikon, projekton, ndërton, zotëron, operon dhe mirëmban në përputhje me rregullat teknike: a) kapacitetet e reja apo ekzistuese teknike të sigurta të transmetimit, shpërndarjes dhe interkonjeksionit të të gjitha sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes. b) depozitat e gazit natyror si dhe terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar, në funksion të rritjes së sigurisë dhe mirëfunksionimit të rrjeteve të transmetimit dhe shperndarjes të gazit natyror. Koordinon dhe bashkëvepron me rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit tëTransmetimit për Gas (ENTSO-G). Realizon çdo operacion tregtar dhe financiar, lidhur direkt ose indirekt me objektin e veprimtarisë, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi. Harton dhe propozon, kodet e rrjetit të trasmetimit, të shpërndarjes, të depozitimit dhe impianteve të gazit natyror të lëngëzuar. U jep pa diskriminim të gjithë palëve të interesuara në përputhje me kushtet e legjislacionit në fuqi, akses në rrjet si dhe siguron balancimin e rrjetit të transmetimit, të shpërndarjes, të depozitimit dhe të impianteve të gazit natyror. Kryen çdo aktivitet të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe licencat e Shoqërisë të lëshuara nga autoritetet kompetente, Shoqëria mund të kryej çdo veprimtari që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi, apo që ndërvaret ose lidhet me aktivitetet e renditura me sipër. Për arritjen e qëllimeve dhe objektit të veprimtarisë si më sipër, Shoqëria mund të kryej pa u kufizuar vetëm tek to, çdo veprimtari dhe shërbim si për shembull veprimtari tregtare, financiare, arsimore, marketingu, qiradhënie, apo hipotekimi që mund të konsiderohen të dobishme apo të nevojshme për realizimin e objektit të aktivitetit të Shoqërisë.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Themeluar
- 5 janar 2017
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 1 697 499 000 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2021
- 856 377 501 ALL
Administratorët
Arbër Avrami
Aksionerët
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë - 100% | Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!