Albacond
sherbime-kontabel
Rreth
Shoqëria ka në objektin e saj social ofrimin e shërbimeve për bizneset dhe entitetet publike dhe private në sektorët e menaxhimit, administrativ, organizativ, tregtar, financiar dhe të ngjashëm. Pra, si shembull dhe pa përjashtim shoqëria mund të kryejë shërbimet si në vijim: Trajnime të personelit. Kërkim seleksionim stafi. Konsulencë për menaxhimin e biznesit me fokus primar në menaxhimin strategjiik të burimeve njerëzore, analizën e bilancit, kontrollin e menaxhimit të procedurave organizative, kontrollet e kontabilitetit. Konsulencë marketing dhe tregtare. Këshilla për blerjen, menaxhimin dhe shitjen e investimeve të kapitalit të të gjitha llojeve dhe tipologjve të kompanive, entitete dhe të ngjashëm por pa kryer aktivitetet e specifikuara të profesionistëve të regjistruar në regjistrat profesionale të vecantë. Përvetësimi, transkriptimi përpunimi i të dhënave dhe statistikave përkatëse duke përdorur pajisje mekanike, elektronike dhe të ngjashme, pronë të sajat dhe të palëve të treta për menaxhimin e kontabilitetit fiskal dhe të së drejtës civile, dokumenta pune dhe të tjera të përpunuar për llogari të shoqërive, ekspozues artesh dhe profesionësh, entitete publike dhe private. Përpunimi i të dhënave për llogari të saj dhe palëve të treta; ekzekutimi i shërbimeve teknike, tregtare, përpunimi i kontabilitetit, hulumtimi i tregut dhe auditimi; shërbimet e organizimit të biznesit, kontrolli i menaxhimit, organizimi administrativ, kërkimi dhe seleksionimi i stafit, organizimi i kurseve, seminareve, konferenca për cështje biznesi. Aktivitetet e pasurive të patundshme dhe të ndërtimit në formën më të gjere dhe, vecanërisht, me shembull: blerja, ndërtimi, prishja, rinovimi, rindërtimi dhe shitja, bllok ose të ndara, të pasurive të patundshme urbane; blerja dhe shitja e pronave rurale; administrimi dhe dhënia me qira ose marrja me qira, të pronave të cdo lloji. Vendosja e kontratave dhe nënkontraktimi nga personat ose subjektet, publike dhe private, në veprimtaritë e treguara si më sipër.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
- Themeluar
- 17 janar 2020
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Administratorë
- 1
Administratorët
Sebastiano Giudice
Aksionerët
ALBANIA INVESTIMENTI - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!