ALB JURIS & PARTNERS
sherbime-juridike
Rreth
Studio ligjore e cila ofron shërbime ligjore dhe konsulenca të ndryshme për individët, personat juridike dhe fizike shqiptare dhe të huaj, në fushën e së drejtës civile, penale, administrative, tregtare, publike, të punës, financiare dhe bankare, familjares. Përfaqësim i këtyre personave në institucione të ndryshme publike e private si dhe përfaqësim në të gjitha shkallet e gjyqësorit, si dhe në Gjykatën Kushtetuese e në gjykata ndërkombëtare. Konsulencë financiare e fiskale, përfshirë edhe hartimin e pasqyrave financare, përgatitjen e list-pagesave etj. Kryerjen e çdo veprimtarie tjetër të lejuar nga ligji për profesionin e avokatit dhe legjislacioni tjetër në fuqi. Dhënie ndihme juridike e ndërmjetësime për zgjidhje juridike me mirëkuptim e jashtëgjyqësisht të konflikteve pronësore. Ndihmë ligjore profesionale për të gjitha objektet e pronësise intelektuale dhe industriale, nëpërmjet këshillimit ligjor, kërkimeve, përgatitjes së dosjeve, depozitimit dhe ndjekjes së procedures së aplikimeve, mbajtjeve në fuqi të regjistrimeve, si dhe përfaqësimit në gjykatë. Për këto përfaqësime merret përsipër përfaqësimi i interesave të klientëve prej vetë kësaj studioje ligjore ose nëpërmjet avokateve të asociuar pranë saj, bazuar në kontratat e lidhura për këtë qëllim. Konsulencë financiare, bankare dhe tregtare, konsulencë në fushën e investimeve, zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe tregjeve financiare, bursave në vend dhe jashtë saj, konsulencë në fushën e telekomunikacioneve dhe teknologjive, konsulencë në fushën e turizmit dhe ndërtimit, si dhe konsulencë në të gjitha fushat e tjera të tregtisë, industrisë etj. Shoqëria mund të kryejë çdo lloj veprimtarie tjetër që është në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe që siguron fitime dhe të ardhura të ligjshme brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 100 000 ALL
- Administratorë
- 1
Administratorët
Oliana Andoni
Aksionerët
Oliana Andoni - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!