A
🇦🇱Shqipëria

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve

sherbime-juridike

tirane, Tirane

Rreth

a) Bashkërendimin me institucionet e administratës publike, në nivel qendror e vendor, partnerët ndërkombëtare, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, për planifikimin territorial të infrastrukturës së mbetjeve dhe funksionimin e tyre në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi; b) ndërtimin, zhvillimin, koordinimin dhe administrimin e 2 infrastrukturës së rrjetit kombëtar të impianteve të trajtimit (rikuperimit dhe asgjësimit) të mbetjeve; c) projektimin dhe zbatimin e projekteve për ngritjen e infrastrukturës fundore të menaxhimit të mbetjeve; ç) ofrimin, kundrejt pagesës, të shërbimit të trajtimit fundor të mbetjeve dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit të saj; d) monitorimin e zbatimit të planeve dhe programeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nivel qendror dhe vendor; dh) nxitjen dhe promovimin e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve, për realizimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve dhe rikuperimin e tyre në shkallë të gjerë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet veprimtarive të edukimit mjedisor; e) monitorimin e zbatimit të detyrimeve për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve nga bashkitë dhe të objektivave të tjerë të menaxhimit të integruar të mbetjeve; ë) koordinimin me njësitë e vetëqeverisjes vendore të iniciativave dhe veprimeve, përfshi ato ekonomike, për të favorizuar riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve, nëpërmjet nxitjes dhe promovimit të tregut të produkteve të rikuperuara dhe përdorimin e tyre nga administrata publike, subjektet tregtare dhe konsumatorët; f) bashkëpunimi me entitete publike apo organizma ndërkombëtarë me qëllim marrjen e ndihmës, asistencës teknike dhe ekspertizës së nevojshme për kryerjen e objektit të aktivitetit. g) brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Shoqëria mund të kryejë çdo veprimtari tregtare a financiare që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj, si më sipër

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri Aksionare SH.A
Themeluar
25 shkurt 2026
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
20 000 000 ALL
Administratorë
1

Administratorët

Ersi Sulejmani

Aksionerët

Ministria e Mjedisit - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!