B
🇦🇱Shqipëria

Banka NBG Albania (Ish Banka Kombëtare e Greqisë SHA Dega Tiranë)

shitje

tirane-korce-fier-vlore-berat-gjirokaster-elbasan-kukes-durres-lezhe-shkoder, Tiranë, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Kukës, Durrës, Lezhë, Shkodër

Rreth

Banka mund të kryejë veprimtaritë: pranimin e depozitave dhe fondeve të tjera nga publiku; të gjitha format e kredi dhënies duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekare; qiranë financiare; të gjithë shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, duke përfshirë kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtarit, çeqet bankare dhe kartat e pagesës; ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve; tregtimin për llogari të saj ose për llogari të klientëve qoftë edhe në një këmbim valutor në një treg të vetorganizuar ose të ndryshme si më poshtë: instrumente të tregut të parasë (çeqe, dëftesa, çertifikata të depozitave, etj.); këmbim valutor, produkte derivative (instrumente derivative), duke përfshirë, midis të tjerave kontrata të së ardhmes dhe kontrata me opsione; letra me vlerë të transferueshme; instrumente të tjera të negociueshme dhe aktive financiare duke përfshirë veprimet me arin; pjesëmarrjen në emetimin e të gjitha llojeve të letrave me vlerë duke përfshirë nënshkrimin dhe vendosjen si agjent (si publik ashtu edhe privat) dhe kryerjen e shërbimeve lidhur me këto emetime; instrumente të këmbimeve valutore dhe instrumente për vlerësimin e normës së interesit duke përfshirë marrëveshje sëap dhe marrëveshje që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen; ofrimin e shërbimeve të kasetave të sigurisë; ndërmjetësimin për transaksionet monetare të mëposhtme: administrimin e aktiveve të tilla si administrimi i parave dhe i portofolit, administrimi i fondeve, marrja në kujdestari, shërbimet depozituese dhe të besimit; shërbimin për kompensimin dhe shlyerjen e pagesave të aktiveve financiare duke përfshirë letrat me vlerë, produktet derivative dhe instrumente të tjera të negociueshme; sigurimin dhe transferimin e informacionit financiar si dhe përpunimin e të dhënave financiare e të programeve që kanë lidhje me të nga furnizuesit e shërbimeve të tjera financiare; shërbimet këshilluese, ndërmjetësuese dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e listuara në shkronjat "b" dhe "g" të këtij neni duke përfshirë referencën e kredisë dhe të analizës, kërkimin dhe këshillimin në lidhje me investimet dhe portofolin, si dhe këshillimin mbi blerjet e mbi strategjinë dhe ristrukturimin e shoqërive; vepron si regjistrues i Titujve Qeveritare. Banka do të ketë të drejtën të organizojë dhe administrojë regjistrin e Titujve sipas udhëzimeve dhe rregulloreve të Komisionit të Titujve. Banka do të ofrojë shërbimin e regjistrimit të titujve qeveritare dhe titujve të tjerë të përcaktuara sipas ligjit Nr. 9879 date 21.02.2008 (Për Titujt) me qëllim që të sigurojë në çdo kohë informacion rreth pronësisë mbi titujt dhe kufizime të vendosura mbi të drejtat e pronësisë dhe veprimtari të tjera financiare të përcaktuara nga termat në licencën e bankës të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri Aksionare SH.A
Themeluar
8 nëntor 1995
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
7 587 914 546 ALL
Administratorë
2
Xhiroja 2017
1 532 323 000 ALL

Administratorët

Armand Muharremi, Brunilda Papa

Aksionerët

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE SHA (Ish Banka Credit Agricole Albania Sh.a, Ish Banka Emporiki Albania Sh.a, Ish Banka Tregtare e Greqise (Shqiperi) Sha, Ish Banka Ndertregtare (Shqiperi) SHA, Ish Banka Nderkombetare Tregtare e Detit te Zi (Shqiperi) SHA) - 100% | Banka Tregtare e Greqisë S.A - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!