SUPERIOR SEW
arsim
Rreth
Objekti i aktivitetit ekonomik të Shoqërisë është prodhimi, përfshirë me material porositës (të tipit fason), përpunimi, marketingu dhe shitja produkteve të veshmbathjes dhe shërbimeve të lidhura me to, përfshirë importin dhe eksportin e këtyre produkteve, si dhe të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotësojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipërm. Shoqëria mund të bashkëpunojë dhe/ose të përfitojë, direkt apo indirekt, pjesëmarrje në shoqëri, ndërmarrje, agjensi dhe sipërmarrje të tjera, të cilat mund të kenë një objekt aktiviteti të ndryshëm. Shoqëria do të operojë si një "biznes social" në përputhje me parimet dhe praktikat e biznesit social të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare", në vecanti: Shoqëria do të veprojë në bazë të një misioni social dhe në mënyrë vetë financuese, ku asnjë prej fitimeve të Shoqërisë nuk do të përdoret për përfitimin personal të ortakëve të saj, porse për realizimin e benefiteve sociale të metejshme; ndërsa investimi fillestar mund t'u rikthehet ortakëve apo investitorëve për nevojat e tyre financiare, çdo e ardhur tjetër tej vlerës nominale të investimit do të mbahet nga Shoqëria, do të investohet në Shoqëri ose do te ri-investohet në biznese të tjera sociale; Shoqëria dhe ortakët e saj nuk mund të autorizojnë marrjen ose ekzekutimin e vendimeve të cilat, sipas një parashikimi të arsyeshëm, bien në kundërshtim me parimet dhe praktikën e biznesit social, sikurse përcaktuar në këtë Nen. Misioni social i Shoqërisë është të sigurojë rritjen e punësimit të femrave dhe të të ardhurave të familjeve rurale dhe periurbane në Shqipëri, si dhe promovimin e kushteve të mira të punës dhe trajtimin e mirë të punonjësve në industrinë e veshmbathjeve në Shqipëri. Gjithashtu, për të realizuar objektin e saj, Shoqeria mund të kryejë cdo lloj transaksioni lidhur me shitblerjen e pasurive të luajtshme e të paluajtshme, si edhe cdo aktivitet tregtar, financiar, qiraje apo hipotekimi që i vlereson të dobishme apo të nevojshme për arritjen e qëllimeve të saj me kusht që aktivitetet e mësipërme të mos jenë në kundërshtim me objektin e Shoqërisë.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
- Themeluar
- 17 shkurt 2020
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 100 000 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2020
- 11 290 480 ALL
Administratorët
Kujtim Derri
Aksionerët
Marenglen Bardhoshi - 50% | Kujtim Derri - 50% | Kujtim Derri - 100%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!