ALLIANCE RESOURCE
sherbime-juridike
Rreth
Marrjen me koncesion te zonave minerare dhe industriale me qellim kryerjen e investimeve per linja te perpunimit te mineraleve ne pergjithesi, te produkteve dhe nenprodukteve te tyre si dhe shitjen e tyre( mineraleve ne pergjithesi dhe produkteve e nenprodukteve te tyre) ne tregun nderkombetar, import & ekportin e tyre. Import & eksportin e makinerive dhe pajisjeve qe sherbejne per ngritjen e linjave te perpunimit te mineraleve ne pergjithesi, import & eksportin e lendeve te para minerale dhe nenprodukteve te tyre si dhe te materialeve te tjera te cfaredolloji si qymyre, acide por pa u kufizuar vetem ne keto te fundit, te cilat ne pergjithesi i sherbejne perpunimit te nenprodukteve te mineraleve. Marrje me koncesion te tokave bujqesore per frutiviti kulture si dhe ngritjen e linjave te perpunimit te tyre si dhe eksportin e produkteve bujqesore ne tregun nderkombetar. Import & eksport i lendeve te para minerare ne funksion te aktivitetit kryesor dhe te çfaredo produkti qe i nevojitet ne pergjithesi secilit prej aktiviteteve te sipercituara. Import & eksport per llogari te vet dhe te te treteve. Kjo shoqeri do ta ushtroje kete aktivitet duke zbatuar te gjitha kufijte dhe hapesirat ligjore qe parashikon ligji ifushes ne Republiken e Shqiperise. Ne kete kuptim kjo shoqeri do te operoje ne tregun shqiptar duke pasur ne baze te veprimtarise tregtare te saj respektimin e ligjit si dhe realizimin e te gjitha veprimeve ligjore e procedurale qe mundesojne kryerjen e kesaj veprimtarie tregtare, duke shfrytezuar ne cdo rast potencialin e saj teknik dhe financiar. Ne kete kuader shoqeria do te respektoje te gjitha normal dhe kushtet e tregut shqipetar ne kete fushe. Ne funksion te veprimtarise se mesiperme shoqeria merr persiper te mundesoje me mjetet e veta financiare realizimin e aktiviteteve duke respektuar ne çdo rast ligjin e fushes. Shoqeria mund te zgjeroje e ndryshoje ne cdo kohe, pas regjistrimit te saj sipas ligjit, objektin e veprimtarise, duke respektuar parashikimet perkatese ne statut dhe ne ligjin tregtar. Shoqeria mund te operoje finaciarisht me qellim investimi te sigurte qofte me mjetet e saj finaciare, qofte duke marre pjese me kapitalin e saj (pjeserisht ose teresisht ) ne kapitalin e shoqerive te tjera shqipetare ose te huaja, dhe duke vepruar ne menyre operative ne shoqeri joint venture (bashkepunimi) ne shoqeri te perziera, shoqata apo grupime te perkohshme ndermarjesh te medha ose te vogla .Ajo mund te jape financime ne forma te ndryshme ne favor te shoqerive te grupit ku ben pjese ose te shoqerive te tjera brenda normave ligjore,me perjashtim te cfaredo lloj raporti me publikun. Gjithashtu mund te bleje kuota pjesemarrjeje ne shoqeri te tjera,ente apo ndermarrje me qellim te nje investimi te qendrueshem duke ushtruar keshtu rolin e shoqerise drejtuese te grupimit. Ne kuader te objektit te veprimtarise se saj tregtare shoqeria mund te ofroje financime te te ndryshme nga kuotimet e saj ne favor te shoqerive te grupit ku ajo ben pjese, kur eshte rasti i tille, ose ne favor te shoqerive te tjera qe operojne ne fushen tregatre, e bere kjo ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi ,por ne asnje rast nuk mund te ofroje kuotat e saj si mjete investimi per publikun e gjere si dhe çdo lloj raporti tregtar me te (publikun) kufizim ky i percaktuar ne menyre eksplicite ne nenin 68/3 I Ligjit nr. 9901 dt. 14-04-08 "Per shoqerite Tregtare " pjesa IV. Shoqeria gjithashtu mund te kryeje te gjitha llojet e transaksioneve tregtare, industriale, shitje pasurish te luajtshme apo te paluajtshme, qe do te gjykohen te nevojshme apo ne interes te realizimit te objektit te veprimtarise tregtare nga ana e saj, perfshire edhe leshimin e garancive (dorezani, peng) apo te tjera garanci personale e/ose reale ne favor te te treteve, qofte edhe veprime te karakterit pa shperblim kur nuk demtohen interesat e saj.
Profili aziendal
- Forma ligjore
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar SH.P.K
- Themeluar
- 30 qershor 2017
- Vendi
- 🇦🇱 Shqipëria
- Kapitali fillestar
- 1 080 000 ALL
- Administratorë
- 1
- Xhiroja 2022
- 12 376 264 ALL
Administratorët
Mbarime Koroçi
Aksionerët
Mbarime Koroçi - 50% | Wen Ming - 50%
Burimi i të dhënave: opencorporates.al
Vlerësimet
Ende pa vlerësime. Jini i pari!