M
🇦🇱Shqipëria

MobiGas Alba

sherbime-juridike

durres, Durrës

Rreth

Shoqëria do të ushtroje çdo aktivitet në lidhje me shitjen me pakicë dhe shpërndarjen e gazit natvror (CNG/LNG)dhe në masën e lejuar nga ligji, mund gjithashtu të furnizojë me gaz natyror të lëngshëm (LNG) konsumatorët industrialë, stacionet e energjisë elektrike, transportin e automjeteve dhe turnizimin e anijeve.Për të arritur qëllimin e lartpërmendur, Shoqëria ka të drejte:Të lidhe të gjitha llojet e kontratave ose marrëveshjeve me personat fizikë ose me personat juridik publik dhe privat, shoqëritë, shtetin dhe subjektet e huaja ose shqiptare;Të themeloje të gjitha llojet e shoqërive ose të marrë pjesë në shoqëritë shqiptare ose të huaja, sipërmarrje të përbashkëta ose lloje të ndryshme biznesesh, që kane objekte të njëjta ose të ngjashme;Të hapë degë ose agjensi në Shqipëri ose jashtë saj;Të përfaqësojë bizneset shqiptare ose të huaja që lidhen me objektin e Shoqërisë;Të lidhë marrëveshje kredie, të pranojë garanci personale ose të tjera, të marrë përsipër detyrime, të emetoje drafte, kambiale, çeqe ose letra të tjera me vlere të kolateralit; dhe Të ndërmarre ndonjë aktivitet tregtar ose aktivitet tjetër dhe të kryejë cdo veprim ligjor ose transaksion që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e Shoqërisë, ose që synon drejtpërsëdrejti ose tërthorazi përmbushjen e objektit të Shoqërisë.Shoqëria mund të kryejë në mënyrë dytësore, pra me raste dhe jo drejtpërdrejtë, dhe në cdo rast me qellim arritjen e objektivave të objektit të Shoqërisë, Çdo veprim tregtar, industrial, financiar dhe transaksion në lidhje me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat jane të nevojshme ose të përshtatshme për arritjen e objektivave të Shoqërisë.Shoqëria mund të kryejë të gjitha veprimtaritë ndihmëse, si dhe të gjitha aktivitetet e nevojshme ose të përshtatshme për të arrirë qëllimin e biznesit të Shoqërisë në përpurthje me ligjin.Objekti i Shoqërisë mund te modifikohet ose ndryshohert me vendim të Asamblesë së Ortakëve.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
1000 ALL
Administratorë
1

Administratorët

Bardhyl Baltëza

Aksionerët

Genesys Optima - 75% | Bardhyl Baltëza - 25%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!