E
🇦🇱Shqipëria

Energji e Pastër

sherbime-juridike

durres, Durrës

Rreth

Ofrimi i shërbimit të oponencave të projekteve të fizibilitetit dhe zbatimit të hidrocentraleve. Ofrimi, tek institucionet financiare/kredidhënëse, i shërbimit të konsulencave si dhe oponencave të projekteve të para-fizibilitetit, fizibilitetit dhe zbatimit, si dhe aplikimit në tërësi, të njësive gjeneruese. Ofrimi i shërbimit për llogaritjet hidroenergjetike të parafizibilitetit si dhe fizibilitetit të hidrocentraleve. Ofrimi i shërbimeve për studimin e rezervave të energjisë hidrike të lumenjve të Shqipërisë. Ofrimi i shërbimit të studimprojektimit të njësive të ndryshme të prodhimit të energjisë elektrike, përshirë dhe pa u limituar në hidrocentrale, parqe eolike, panele diellore, biomasë, biodiezel, të projektit të zbatimit, ndjekjen përkatëse të punimeve si dhe mirëmbajtjen e njësive gjeneruese. Pjesëmarrja në kuota (aksione) në njësi të ndryshme të prodhimit të energjisë elektrike, përshirë dhe pa u limituar në hidrocentrale, parqe eolike, panele diellore, biomasë, biodiezel etj; Ofrimi i shërbimit të studim-projektimit të linjave të tensionit të lartë, mesëm dhe të ulët, të projektit të zbatimit si dhe ndjekja përkatëse e punimeve. Ofrimi i shërbimit të studimprojektimit të kabinave të ndryshme elektrike të linjave të tensionit të lartë, mesëm dhe të ulët, të projektit të zbatimit si dhe ndjekja përkatëse e punimeve. Ndërtimi i njësive të ndryshme të prodhimit të energjisë elektrike, përshirë dhe pa u limituar në hidrocentrale, parqe eolike, panele diellore, biomasë, biodiesel. Ndërtimi i kabinave të ndryshme elektrike të linjave të tensionit të lartë, mesëm dhe të ulët. Ndërtimi i veprave civile dhe industriale. Tregtia e energjisë elektrike, përfshirë dhe pa u limituar në, shitjen, blerjen dhe shkëmbimin e energjisë elektrike, në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar të aplikueshëm. Tregtia e energjisë elektrike mund të zhvillohet në territorin e Shqipërisë ose jashtë saj, në përputhje me nevojat e shoqërisë. Pjesëmarrja në ankandet për alokimin e të drejtave të transmetimit (PTR-s), siç zhvillohen në Shqipëri ose jashtë saj. Pjesëmarrja në bursat e energjisë të themeluara në rajon si dhe bursën përkatëse shqiptare (kur dhe në rast se themelohet). Furnizimi me energji elektrike i të gjithë konsumatorëve fundorë në Shqipëri, përfshirë konsumatorët e lidhur në tensionin e ulët, të mesëm dhe të lartë. Themelimin e grupit te tij balancues ose pjesëmarrja në grupin balancues të shoqërive të tjera. Marrjen hua për investime si dhe financim asetesh/veprave me karakter energjetik. Shoqëria ka si objekt veprimtarie kryerjen e të gjitha veprimtarive që një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të ushtrojë në bazë të ligjit shqiptar, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë si dhe çdo formë e aktiviteteve ligjore dhe komerciale që konsiderohet fitimprurëse për shoqërinë. Shoqëria mund të ndryshojë si dhe të shtojë objektin e veprimtarisë së saj, vetëm pas miratimit të Asamblesë së Përgjithshme, miratim i cili jepet sipas përcaktimeve të nenit 13 të këtij Statuti.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K
Themeluar
7 janar 2019
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
1000 ALL
Administratorë
1

Administratorët

Edrin Spahiu

Aksionerët

Julian Çela - 5% | Bashkim Spahiu - 47.5% | ENERGY BUSINESS CONSULTING - 47.5%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!