C
🇦🇱Shqipëria

Crystal System

sherbime-kontabel

durres, Durres

Rreth

Për të kryer për llogari të saj ose në bashkëpunim me të tretë kudo në botë dhe kudo qoftë, në një zonë ekskluziviteti, zonë të lidhur ose të pavarur, veprimtarinë e prodhimit, përpunimit, tregtimit, depozitimit, tregtimit me shumicë, shitjes me pakicë, importimit, eksportimit, furnizimit, shpërndarjes, marrjes, blerësit, shitësit, rishitësit e çdo malli mallrash, mallra apo sende të çdo natyre, si dhe biznesin e tregtisë në përgjithësi, transporti me çfarëdo mjeti transporti, agjensinë e udhëtimeve ose sigurimeve, veprimtarinë e komisionimit si edhe agjensinë fowarding, charterimit, agjensinë e shitjes dhe dhënies me qera dhe të pasurive të paluajtshme dhe veprimtarinë e agjensisë në përgjithësi. Për të kryer për llogari të saj ose në bashkëpunim me të tjerët kudo në botë, veprimtarinë e konsulencës, menaxhimit, të analistit si edhe kontrollorëve, ekzaminuesve, hulumtuesve, konsulentëve teknikë apo të natyrave të tjera, veprimtarinë e promovimit, analistit/konsulentit financiar, atë të vlerësuesit, mbikëqyrësit, veprimtarinë e auditimit, kontabilitetit, statisticienit, ekonomistit (duke përfshirë këtu marrjen përsipër dhe realizimin e studimeve të fizibilitetit), veprimtarinë e brokerimit ose agjentit dhe reklamuesit në lidhje me çdo industri, tregti, biznes ose ndërmarrje të çdo lloji dhe natyre qoftë në sektorin publik apo privat dhe veprimtarinë e konsulencës në përgjithësi, veprimtarinë e këshillimit mbi mjetet dhe metodat e përdorura në bërjen e biznesit si edhe atë të promovimit dhe ekzekutimit të çdo projekti duke përfshirë blerjen, shitjen, dhënien ose disponueshmërinë e çdo lloj "know-how" si dhe veprimtarinë e një shoqërie/ kompanie që angazhohet për blerjen dhe vënien në dispozicion të shërbimeve dhe mallrave. Të kryejë për llogari të saj ose në bashkëpunim me të tretët kudo në botë, çdo tip aktiviteti apo veprimtarie që ka lidhje me ose që lidhet me aksionet, bonot, obligacionet si dhe mallra të të gjitha llojeve, me pasuritë e paluajtshme në përgjithësi me zhvillimin, blerjen, shitjen dhe financimine pasurive të paluajtshme por dhe bizneseve të tjera si p.sh veprimtari të shpimit të puseve, pompimit, zhytjes, mbikqyrjes së nxjerrjes dhe shfrytëzimit të mineraleve ose të nxjerrjes dhe eksplorimit të gazit, si dhe veprimtarinë e ndërtimit të çdo strukture që lidhet me sa më lart; të veprojë si kontraktor, nënkontraktore, furnizues të energjisë, të kryejë veprimtari si projektues, anketues, menaxherë, ofertues, agjentë apo konsulentë, këshilltarë, agjentë në sigurime apo letra me vlerë, të ofrojë shërbime në fushën inxhinierike, mekanike, në transport si dhe atë ndërmjetësit në sigurime, obligacione letra me vlerë apo të çfarëdo llojit tjetër. Të riaktivizojë, falë përgatitjes dhe aftësive profesionale, teknike, manuale, personelin teknik apo të cilitdo tip që disponon si dhe punëtorët e kompanisë ose shërbime të caktuara, me qëllim zhvillimin në kuptimin më të mirë të fjalës së çdo mënyre prodhimi, ose posedimin apo fitimin e çdo tipi pasurie (përfshirë të drejta eventuale mbi ose në lidhje me të tilla pasuri) dhe të ndajë dhe bëjë të disponueshëm të tillë personel apo shërbim në përdorimin e të tilla pasurive me qera apo në lidhje me shitjen e tyre, shkëmbimin apo disponimin në çfarëdo formë tjetër, personave apo kujtdo që kerkon këto shërbime përfshirë edhe përdorimin e tyre, në rast të kundërt të jenë të aftë të përdorin të tilla pasuri në benefit apo favor të vetë shoqërisë; të pajisë personelin e saj me autorizimin përkatës dhe mjetet e duhura për përdorimin e pasurive si edhe për kryerjen e çfarëdo shërbimi që mund të jetë i nevojshëm për këto pasuri, duke përfshirë këtu shërbime mirëmbajtje për këto pasuri apo çfarëdo shërbimi tjetër me natyre ekonomike e tregtare në favor të shoqërive të ndryshme ose personave me të cilët operon shoqëria apo ka marrëdhënie biznesi, në funksion të veprimtarisë ekonomike të këtyre të fundit.

Profili aziendal

Forma ligjore
Degë të Shoqërive të Huaja
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Administratorë
1
Xhiroja 2019
110 775 508 ALL

Administratorët

Nevjana Kacmoli

Aksionerët

CRYSTAL SYSTEM GROUP LIMITED - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!