G
🇦🇱Shqipëria

GREEN BELSH

sherbime-juridike

belsh, Belsh

Rreth

Ofrimin e shërbimeve në fushën e agroturizmit, agrikulturë, turistike ujore, trajtim diferencim të mbetjeve urbane/organike, dhe çdo investim të lidhur me to, projektim, ndërtim, rindërtim, zbatim të ndërtimeve të gjitha llojeve. Projektim, ndërtim, rindërtim, zbatim, kolaudim të ndërtimeve të gjitha llojeve duke përfshirë këtu por pa u kufizuar në ndërtim me qëllim banimi, ndërtime me karakter social, kulturor, industrial, publik kur është rasti, si dhe ndërtime të tjera me karakter tregtar. Kryerja e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat vendas ose të huaj. Ndërtimi, instalimi dhe mirëmbajtja e veprave, fasadave, ndërtesave publike dhe private si dhe menaxhimin e shërbimeve, mallrave dhe punimeve publike për realizimin e tyre. Kryerjen e punimeve për restaurimin e ndërtesave artistike kulturore e publike në administrim publik. Kërkime, studime, planifikim, projektim dhe drejtim të punimeve në sektorit e ndërtimit dhe inxhinierisë në përgjithësi, përfshirë të gjithë disiplinat dhe instrumente që kanë lidhje me këto fusha. Këshillimi dhe planifikimi në sektorin e shërbimeve publike dhe /ose private. Realizimin, krijimin, zhvillimin, menaxhimin dhe shitjen e projekteve, pasurive, mallrave dhe shërbimeve, për arritjen e qëllimeve dhe objektivave tregtare në përputhje me këtë statut dhe akteve ligjore në fuqi. Blerje,shitje, administrim, të materialeve dhe të çdo lloj pasurie të luajtshme dhe /ose të paluajtshme në zbatim dhe në përputhje me aktivitetin e shoqërisë. Për qëllimin e realizimit të objektit të saj shoqëria mund: Të kryejë çdo aktivitet të ligjshëm që lidhet me pasuritë të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të ushtrojë të gjithë të drejtat reale të pronarit mbi to duke përfshirë por pa u kufizuar në zhvillimin, dhënien me qira, enfiteozë, leasing, përdorimin, transferimin, shitjen, përdorimin si hipotekë, peng, garanci ose të përdorimit në forma të tjera të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, duke u bazuar në parimet e ruajtjes dhe garantimit të interesit publik, rritjes së vlerës ekonomike të pronës, kthimin e arsyeshëm të investimit , vlerën më të mirë të parasë si dhe leverdishmërisë publike. Në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj shoqëriame iniciativë të saj ose institucioneve të tjera identifikon zona dhe pasuri të paluajtshme me qëllim zhvillimi. Shoqëria mund të zhvillojë këto pasuri si investitorë dhe/ose zhvilluese, vete ose në bashkëpunim me sektorin publik dhe /ose privat sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. c) Me iniciativë të vetë apo propozim të subjekteve private shoqëria mund të vendos troje në pronësi të saj në dispozicion të zhvilluesit privat me qëllim zhvillimin e tyre. Forma e investimit të ndërtimit si dhe forma e bashkëpunimit përcaktohet rast pas rasti. Kushtet, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së zhvilluesit privat bëhet në bazë të parim të konkurueshmërisë dhe të legjislacionit përkatës që rregullon këtë fushë përveç rasteve kur sipas analizës ligjore dhe/ose të studimit fizibilitetit është e pamundur që projekti të ketë leverdishmëri nësë nuk përshtatet me rrethanat e situatave konkrete që diktojnë kontraktimin direk me zhvilluesin. Ndërmjet zhvilluesit dhe shoqërisë nënshkruhet marrëveshja përkatës ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve. Pasuritë e përfituara nga zhvillimi i investimi regjistrohet në emër të shoqërisë dhe ajo gëzon të gjithë tagrat e pronarit sipas legjislacionit në fuqi. Të shqyrtojë dhe të vlerësojë mundësinë e bashkëpunimit me shoqëritë e tjera tregtare dhe të gjithë format që parashikon legjislacioni në fuqi. Për qëllim të realizimit të objektit të saj shoqëria mund të aplikojë për pajisjen e shoqërisë me licenca dhe lejet e posaçme të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit të saj. Shoqëria, brenda kufijve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejtë ose tërthorazi me objektin e saj.

Profili aziendal

Forma ligjore
Shoqëri Aksionare SH.A
Themeluar
3 dhjetor 2021
Vendi
🇦🇱 Shqipëria
Kapitali fillestar
3 500 000 ALL
Administratorë
1
Xhiroja 2024
2 206 665 ALL

Administratorët

Bledar Pepa

Aksionerët

Bashkia Belsh - 100%

Burimi i të dhënave: opencorporates.al

Vlerësimet

Ende pa vlerësime. Jini i pari!