ADVANCED ARMS TECHNOLOGY
shitje
About
Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi, montimi dhe tregtimi i armëve të zjarrit te kalibrave të vegjël dhe të mesëm, si dhe i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për përdorim ushtarak. Këto produkte do të përdoren nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, struktura të tjera të sigurisë, si dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë, duke përfshirë eksportimin e tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës. të Në këtë kuadër, Shoqëria mund të prodhojë dhe furnizojë një gamë të gjerë armatimesh pajisjesh ushtarake, përfshirë: dhe armë zjarri të kalibrit të vogël (p.sh. pistoleta, pushkë automatike, mitralozë të lehtë); armë të kalibrave të mesëm dhe sisteme të artilerisë së lehtë; pajisje ajrore pa pilot (dronë) me përdorim ushtarak ose të sigurisë; çdo pajisje tjetër të kërkuar nga forcat e armatosura apo strukturat e sigurisë. Shoqëria mund të angazhohet gjithashtu në veprimtari kërkimore, zhvillimore, prototipizimi dhe të përbashkëta në fushën e mbrojtjes ose sigurisë, duke përfshirë menaxhimin kontratave, granteve dhe tenderëve në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, sipas rastit. projekte Lista e produkteve që Shoqëria do të prodhojë dhe tregtojë mund të përcaktohet më tej dhe të përditësohet në Planin e Biznesit të miratuar nga aksionarët, dhe çdo ndryshim i kësaj liste do të miratohet sipas mekanizmave vendimmarrës të Shoqërisë. Shoqëria mund të kryejë edhe veprimtari të tjera ndihmëse ose plotësuese që lehtësojnë arritjen e objektivave të mësipërm, si p.sh.: (i) ngritjen e degëve, zyrave rajonale, agjencive ose njësive të tjera brenda ose jashtë vendit, sipas nevojës; (ii) lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit tregtar, partneriteti apo ortakërie me persona apo subjekte të tjera, për zhvillimin e veprimtarisë së Shoqërisë ose realizimin e objektivave të saj; (iii) aplikimin dhe sigurimin e licencave, lejeve, autorizimeve dhe privilegjeve të nevojshme për realizimin e objektit të veprimtarisë; dhe (iv) çdo veprimtari tjetër që lejohet nga ligji dhe që Shoqëria e konsideron të favorshme për realizimin e objektivave të saj.
Company profile
- Legal form
- Shoqëri Aksionare SH.A
- Founded
- November 11, 2025
- Country
- Albania
- Initial capital
- 3,500,000 ALL
- Administrators
- 1
Administrators
Arjeta Puca
Shareholders
UNO18 - 80% | KAYO - 20%
Data source: opencorporates.al
Location
Reviews
Log in to leave a review.
No reviews yet. Be the first!